LAJMI I FUNDIT:

Newcastle reagon zyrtarisht pas dënimit të Tonalit

Newcastle reagon zyrtarisht pas dënimit të Tonalit
NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - OCTOBER 25: Sandro Tonali of Newcastle United looks dejected during the UEFA Champions League match between Newcastle United FC and Borussia Dortmund at St. James Park on October 25, 2023 in Newcastle upon Tyne, England. The Italian midfielder was banned the following day for 10 months following an Italian FA investigation (Photo by James Gill - Danehouse/Getty Images)

Newcastle United ka konfirmuar se ndalimi i Sandro Tonalit do të hyjë në fuqi nga e premtja, 27 tetor, kështu që italiani do t’i rikthehet futbollit konkurrues më 27 gusht 2024.

Tonali është suspenduar për 18 muaj, 10 muaj mos lojë dhe tetë muaj të tjerë për të marr pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali.

Klubi i tij, Newcaslte ka konfirmuar se ndalimi i Tonalit i aplikuar nga FIGC është shtrirë në mbarë botën. Mesfushori italian nuk do të lejohet të luajë ndeshje konkurruese për dhjetë muajt e ardhshëm.


Tonali definitivisht nuk luan më për 10 muaj, FIFA njofton Newcastlen për vendimin
Lexo po ashtu Tonali definitivisht nuk luan më për 10 muaj, FIFA njofton Newcastlen për vendimin

“Sandro Tonali është përjashtuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja, 27 tetor 2023, pas akuzave të paligjshme të basteve nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC)”.

“Sanksioni i FIGC përfshin një ndalim të përgjithshëm prej 18 muajsh, me tetë muaj të ndryshuar pasi lojtari merr pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali që përbëhet nga 16 angazhime”.

“Në mbrëmjen e së premtes, 27 tetor, Newcastle United mori konfirmimin se FIFA ka miratuar sanksionin e FIGC për t’u zbatuar në mbarë botën, që do të thotë se Sandro do të ketë të drejtë të kthehet në futbollin konkurrues nga e marta, 27 gusht 2024”, thuhet në njoftimin e Newcastle.

Mesfushori 23-vjeçar italian kishte negociuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin e FIGC. Disa burime në Itali pohojnë se ish-ylli i Milanit dhe Brescias kishte pranuar se kishte luajtur kumar me ish-klubet e tij ndërsa ishte nën kontratë me ta.

Megjithatë, ai dyshohet se gjithmonë ka vënë bast që Milani dhe Brescia të fitojnë, kështu që ai nuk dyshohej për trukime ndeshjesh.

Tonali ka ndihmuar autoritetet dhe ka kërkuar ndihmë për të trajtuar varësinë e tij nga lojërat e fatit, kështu që avokatët e tij arritën të përgjysmojnë ndalimin e tij, i cili, për shkelje të nenit 24, mund të ishte më i lartë se tre vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori