Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha mbrëmjen e së enjtes se Kosova dhe Serbia nuk qenë të gatshme të pajtohen me njëra tjetrën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Pas përfundimit të takimit në Bruksel, përmes një videoadresimi, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se janë shumë të shqetësuar për ngërçin në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se sulmet e fundit terroriste të 24 shtatorit janë dënuar sërish nga Bashkimi Evropian në takimet që kanë pasur me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Borrell tha se e vetmja rrugë për të ecur përpara është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për këtë normalizim ekziston një pengesë e madhe e ai është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.
Borrell thotë se për të kaluar këtë pengesë, palëve u është bërë një propozim evropian për themelimin e Asociacionit e cili sipas tij është “shumë serioz dhe i balancuar”.
“Për t’i nxitur palët që të arrijnë një marrëveshje ne së bashku paraqitëm një propozim evropian serioz e të balancuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ngulëm këmbë që palët të shfrytëzojnë këtë mundësi, që do të ishte një hap i madh përpara për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të shmangur një episode të tjera dhune”.
“Për fat të keq palët nuk qenë të gatshme të pajtohen për këtë pa parakushte, që ishin të papranueshme për palën tjetër”, tha ai duke nënvizuar se përpjekjet do të vazhdojnë por pa dhënë ndonjë njoftim se kur mund të vazhdojnë bisedimet”, ka deklaruar tutje Borrell.
Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e së cilës ishte edhe, siç thanë zyrtarët në Bruksel, “një propozim bashkëkohor evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin e ofruar nga diplomacia perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se e refuzoi atë.
Presidenti serb Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme për zbatimin e Asociacionit “në përputhje me propozimet që kemi marrë, më 21 tetor”, por theksoi se gjatë bisedimeve të sotme me udhëheqësit evropianë “ e kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, apo pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Kosovës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles