Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
“Teksa e ndjeni atë inat, mos u shteroni prej tij. Pas 11 Shtatorit [2001] në Shtetet e Bashkuara, ne ishim të inatosur. Dhe, derisa kërkuam drejtësi dhe morëm drejtësi, ne gjithashtu bëmë edhe gabime.”
Kështu tha Joe Biden në vizitën e tij të fundit në Izrael. Por, presidenti amerikan nuk i dha në publik detajet për gabimet që bëri Amerika. Pra, cilat ishin ato?
Në përgjithësi, ShBA-ja u përpoq të mposhtte “terrorizmin” përmes mjeteve konvencionale ushtarake. Në Afganistan dhe në Irak i nisi luftërat që çuan në qindra-mijëra të vdekur. Por, më shumë se 20 vjet pas fillimit të luftës së saj kundër terrorit, Amerika ndoshta është më pak e fuqishme dhe më pak e respektuar – në mbarë botën – sesa në vitin 2001. Dhe, vetë shoqëria e saj është rëndë e plagosur.
A rrezikon Izraeli t’i përsërisë shumicën e këtyre gabimeve? Natyrisht që po. Por, Izraeli ka shumë më pak hapësirë për gabime. ShBA-ja është ekonomia më e madhe në botë. Mbrohet nga dy oqeane dhe ka rrjet global të aleatëve dhe të fuqive të varura. Izraeli, nga ana tjetër, është një vend i vogël në një lagje armiqësore.
Është krejtësisht e natyrshme dëshira për të shkatërruar organizatën që vrau civilët tuaj. Betimi i Izraelit për të zhdukur Hamasin, së tepërmi t’i kujton premtimet e Amerikës për të shkatërruar al-Kaidën dhe talibanët pas 11 Shtatorit.
ShBA-ja mund ta pretendojë një sukses të pjesshëm në luftën e drejtpërdrejtë kundër al-Kaidës. Osama bin Ladeni, udhëheqësi i saj, u vra në vitin 2011 dhe organizata nuk ka arritur të bëjë një tjetër sulm spektakolar në kontinentin amerikan. Por, islamizmi është ide dhe terrorizmi është taktikë. Pra, shkatërrimi i një organizate terroriste islamike nuk ia jep fundin problemit. Janë shfaqur grupet e reja, si ISIS-i. Evropa, në veçanti Franca, është goditur rëndë nga sulmet terroriste islamike. Dhe, militantët xhihadistë po fitojnë terren në Afrikë.
Vetë Hamasi u ngjan talebanëve, më shumë sesa al-Kaidës, sepse është autoritet aktual qeverisës që për disa vjet ka udhëhequr një territor të caktuar. Ky duhet të jetë një paralajmërim, sepse më shumë se 20 vjet pasi trupat amerikane hynë në Kabul, talebanët janë kthyer në krye të Afganistanit.
Si Hamasi ashtu edhe talebanët i përdorin taktikat terroriste. Por, e vërteta e papëlqyeshme është se janë gjithashtu lëvizje me rrënjë të thella shoqërore dhe politike.
Sa herë kanë njoftuan forcat aleate në Afganistan se kishin vrarë këtë apo atë komandant taleban? Gjithmonë ishte një zëvendësim. Në të vërtetë, lufta kundër pushtuesit të huaj ushqen nacionalizmin dhe fanatizmin mbi të cilin lulëzojnë organizatat si Talebane dhe Hamasi. Me riinstalimin e talebanëve në Afganistan, kush mund të përjashtojë mundësinë që Hamasi të vazhdojë të drejtojë Gazën pas 20 vjetëve, sado e pamundur të duket tani kjo?
Pavarësisht fitoreve të saj ushtarake, Amerika nuk arriti të gjejë zgjidhje të qëndrueshme politike – as në Irak dhe as në Afganistan. Duke i trajtuar palestinezët thjesht si një çështje sigurie, Izraeli është i gatshëm ta përsërisë këtë gabim. “Rivendosja e parandalimit” nuk do të jetë e mjaftueshme.
Në një moment, Izraeli dhe palestinezët duhet të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme politike, ose do të shfaqet një brez tjetër i palestinezëve të përkushtuar për ta bartur luftën në Izrael. E, megjithatë, qeveria izraelite duket se nuk e ka idenë se kush ose çfarë mund të qeverisë me Gazën – pasi Hamasi të jetë shkatërruar, teorikisht. Të gjitha opsionet – Autoriteti Palestinez, pushtimi izraelit, mision i huaj paqeruajtës – duken të parealizueshme.
Qeveria Netanyahu gjithashtu ka debatuar për nisjen e një lufte të dytë – këtë herë kundër Hezbollahut në Liban, që është një forcë shumë më e fuqishme se Hamasi. Vetë Hezbollahu mund të shkojë në ofensivë, gjë që disa herë e ka shtyrë Izraelin të arsyetojë sulmin parandalues. Logjika është e ngjashme me disa prej argumenteve që Amerikën e çuan në pushtimin e Irakut. Pikëpamja ka qenë se pas 11 Shtatorit ishte thjesht shumë e rrezikshme të injorohet kërcënimi i rrezikimit të sigurisë. Por, shumë nga ata që votuan për luftën në Irak, përfshirë Bidenin, tani pranojnë se ishte gabim.
Mënyra se si u zhvillua lufta kundër terrorit, po ashtu ishte shumë e dëmshme për pozitën globale të Amerikës. Vdekjet e civilëve të shkaktuara nga sulmet me dronë, kampi i burgut të Guantanamos dhe torturat e kryera nga CIA (dhe të detajuara nga raporti i Senatit të ShBA-së), shkaktuan dëme të përhershme në imazhin e Amerikës.
Izraeli pohon se janë të keqinformuar, hipokritë ose antisemitë, shumica prej atyre që kritikojnë luftën e tij në Gazë. Disa prej kritikëve më të egër të Izraelit janë me të vërtetë armiq të rrezikshëm të vetë idesë së një shteti të hebrenjve.
Por, është gjithashtu një grup i madh që niset nga pozita e simpatisë së vërtetë për Izraelin – por, që do të tjetërsohet nëse, për shembull, ndërprerja e ujit dhe elektricitetit në Gazë do të çojë në uri ose në shpërthime të sëmundjeve; ose nëse Izraeli rrafshon territorin, ashtu siç dikur rusët e shkatërruan Groznin.
Izraeli nuk mund t’ia lejojë vetes që thjesht ta lë mënjanë opinionin ndërkombëtar. Teksa futet në një fazë shumë të rrezikshme të historisë së vet, shteti hebraik do të ketë nevojë për gjithë mbështetjen ndërkombëtare që mund të marrë – ushtarake, ekonomike dhe diplomatike.
Lufta kundër terrorit mund të dëmtojë gjithashtu shoqërinë që atë e zhvillon. Më shumë se 30 mijë trupa amerikane vdiqën nga vetëvrasjet, pasi shërbyen në Irak dhe në Afganistan: mbi tri herë më shumë sesa që vdiqën në betejë. Zemërimi anti-elitar dhe “masakra amerikane” që çuan në ngritjen e Donald Trumpit më 2016, ishin ngushtë të lidhura me rrënojat sociale të shkaktuara nga luftërat që Amerika i luftoi pas 11 Shtatorit.
Lufta kundër terrorit e bashkon një vend në një afat të shkurtër, por mund ta copëtojë atë në afat më të gjatë. Ky është gjithashtu mësim për të cilin duhet të mendojë Izraeli i traumatizuar – para se të jetë tepër vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje