Tetë simptoma jo të rëndomta që tregojnë se keni një çrregullim të gjëndrës tiroide
Simptomat e një gjëndre tiroide joaktive më së shpeshti do t’i vëreni nëse po shtoni peshë ose po ndiheni të lodhur. Por, ka rreth tetë simptoma më pak të njohura që mund të zbulojnë nëse keni ndonjë problem me funksionimin e gjëndrës tiroide.
Sipas Antonio Bianco, një endokrinolog në Universitetin Rush në Chicago, simptomat e një tiroide joaktive, të quajtur hipotiroidizëm, mund të ndryshojnë nga personi në person – shkruan Everyday Health.
Simptomat e zakonshme të këtij çrregullimi janë mungesa e energjisë, e cila shkakton lodhje të vazhdueshme dhe nevojën për gjumë më të gjatë, si dhe ngadalësimin e metabolizmit, që mund të çojë në shtim të peshës dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.
Përveç këtyre simptomave, nëse hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të çojë edhe në ënjtje të fytyrës, ngjirje të zërit, rrallim të vetullave, të folur të ngadaltë, lëkurë të trashur dhe probleme me shijen dhe nuhatjen.
Depresioni
Hipotiroidizmi bën që truri të ngadalësohet. Kjo mund ta bëjë të vështirë përqendrimin, gjë që mund të çojë në depresion klinik. Kur disponimi është i kompromentuar, njerëzit gjithashtu mund të raportojnë se ndihen të dobët dhe të ngurtë.
Probleme me kujtesën
Megjithëse hipotiroidizmi mund të shkaktojë probleme me kujtesën, sipas një studimi të botuar në revistën JAMA Neurology në vitin 2014, lajmi inkurajues është se studiuesit nuk besojnë se kjo çon në mosfunksionim të përhershëm njohës.
Kapsllëku
Hipotiroidizmi gjithashtu mund ta ngadalësojë sistemin tretës, gjë që mund të çojë në tretje të dobët dhe kapsllëk kronik.
Lëkurë të thatë
Hormoni i tiroides luan një rol kyç për një lëkurë të shëndetshme. Endokrinologu Bianco thotë se lëkura e thatë është një simptomë e zakonshme te njerëzit me hipotiroidizëm.
Rënia e flokëve
Përveç lëkurës së thatë, është e mundur edhe rënia e flokëve. Njerëzit që kanë pasur hipotiroidizëm të padiagnostikuar për disa muaj, si dhe ata me raste të rënda, mund të përjetojnë rënie të flokëve në një zonë të madhe të kokës.
Ndryshimet në ciklin menstrual
Për femrat me hipotiroidizëm, ciklet menstruale mund të jenë më të gjata ose më të shkurtra, ose vëllimi i gjakut mund të rritet. Megjithatë, kjo mund të jetë një simptomë e sëmundjeve të tjera që lidhen me shëndetin riprodhues, ndaj është mirë që të vizitoni një gjinekolog.
Steriliteti
Kur mjekët duan të dinë nëse jeni fertilë, ata zakonisht jua kontrollojnë funksionin e tiroides. Nëse hipotiroidizmi zbulohet se është shkaku i infertilitetit, trajtimi shpesh rezulton në një shtatzëni të suksesshme.
Kolesteroli i lartë
Nivelet e ulëta të hormoneve të tiroides dhe nivelet e larta të hormonit stimulues të tiroides (TSH) mund të çojnë në kolesterol të lartë. Megjithatë, hipotiroidizmi i lehtë zakonisht nuk ndikon te niveli i kolesterolit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje