LAJMI I FUNDIT:

Nëse sapo ke humbur njërin prind, ky artikull ju ndihmon sesi ta përballoni dhimbjen

Nëse sapo ke humbur njërin prind, ky artikull ju ndihmon sesi ta përballoni dhimbjen

Vdekja e një prindi mund të jetë një humbje shkatërruese për shumëkënd. Sidomos nëse me prindin ka qenë një marrëdhënie e vazhdueshme dashurie dhe mbështetjeje, vdekja sikur shënon fundin e përjetshëm të këtij raporti

Por, persona të tjerë mund ta përjetojnë më keq humbjen, me zemërim, ankth, depresion etj.


Ekspertët thonë se nuk ka mënyra të drejta apo të gabuara në përjetimin e situatave pasi një prind ndërron jetë, të gjitha emocionet janë të kuptueshme.

Nëse ndiheni të pikëlluar dhe ju duket sikur po prekni fundin pas humbjes që keni pësuar, ja disa këshilla ekspertësh sesi të përballeni me këtë situatë, shkruan Forbes.

Lejojeni veten të ndjeni çdo lloj emocioni

Sidomos në ditët e para pasi keni humbur njërin prind, mjekja Servaty-Seib thotë se është e rëndësishme të jeni të durueshëm me veten dhe të ndjesh gjithçka që po përjeton.

Gjeni mënyra për t’ia dalë mbanë me jetën e përditshme

Nëse jeni në punë, duhet ta kuptoni se zija juaj përfundon sapo fusni këmbët në zyrë. Nëse nuk kaloni asnjë ditë pa qarë, gjeni një vend të fshehtë në ambientin e punës ku mund të shfryheni. Në raste të tjera, kujtojini vetes arsye të përditshme për të funksionuar, si familja, fëmijët, blerjet etj.

Mbështetuni tek ata që kujdesen për ju

Studimet tregojnë se të pasurit njerëz mbështetës mund të jetë e dobishme për njerëzit që janë të pikëlluar, veçanërisht nëse humbja ka qenë traumatike. Miq, shokë apo familjarë mund të jenë një shpatull e ngrohtë për ju!

Mbani ditar

Disa njerëz e shohin shkrimin e ditarit si një mënyrë të dobishme për të përballuar humbjen dhe mërzitjen pas vdekjes së një prindi. Si diçka personale, ju aty mund të rendisni gjithë emocionet dhe përjetimet për atë që po kaloni.

Aktivitete fizike

Mërzitja mund të jetë rraskapitëse, por për njerëz ushtrimet fizike janë një mënyrë e dobishme për të përballuar humbjen, edhe kur nuk keni energji.

Kujtojeni prindin e humbur përmes fotografive ose gjërave që keni bërë bashkë

Për disa njerëz, shikimi i fotove të vjetra ose përfshirja në aktivitete që dikur i bënit bashkë më parë mund të jetë një mënyrë e mirë për të përballuar pikëllimin, citon Anabel.

Bëni gjëra që ju gëzojnë

Është normale të ndihesh fajtor/e kur përjeton momente të bukura pas humbjes së prindit, por ekspertët thonë se është normale të përjetosh gëzim dhe nuk ka pse të ndiheni në faj. Një film i bukur, një filxhan kafeje, një trajtim në qendër SPA mund të jenë zgjidhje për ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

E keni parë në ëndërr partnerin duke ju tradhtuar? Ekspertja shpjegon kuptimin

Lifestyle
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Shtëpi montazhi që nuk e keni parë deri tani: Ja se si ndërtohet shtëpia nga tullat prej druri

Dizajn dhe Arkitekturë
Birësimi - rruga drejt prindërimit

Birësimi - rruga drejt prindërimit

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori