LAJMI I FUNDIT:

Rreth 163,000 ushtarët e këtij vendi ndalohen të përdorin aplikacionet e Inteligjencës Artificiale për shkak të rreziqeve të sigurisë

Rreth 163,000 ushtarët e këtij vendi ndalohen të përdorin aplikacionet e Inteligjencës Artificiale për shkak të rreziqeve të sigurisë

Shefi i mbrojtjes i Filipineve ka urdhëruar të gjithë personelin e mbrojtjes dhe ushtrinë prej 163,000 anëtarësh që të përmbahen nga përdorimi i aplikacioneve dixhitale që përdorin inteligjencën artificiale për të gjeneruar portrete personale, duke thënë se ato mund të paraqesin rreziqe sigurie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sekretari i Mbrojtjes, Gilberto Teodoro Jr., lëshoi urdhrin në një memorandum të 14 tetorit, ndërsa forcat filipinase kanë punuar për të dobësuar kryengritjet komuniste dhe myslimane me dekada dhe për të mbrojtur interesat territoriale në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.


Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare konfirmoi të premten vërtetësinë e memorandumit, i cili ka qarkulluar në internet ditët e fundit, por nuk dha detaje të tjera, përfshirë atë që e shtyu Teodoron të merrte një vendim të tillë.

Teodoro paralajmëroi në mënyrë specifike kundër përdorimit të një aplikacioni dixhital që kërkon që përdoruesit të dorëzojnë të paktën 10 fotografi të tyre dhe më pas përdorin AI për të krijuar “një person dixhital që imiton se si një individ i vërtetë flet dhe lëviz”.

Aplikacione të tilla paraqesin “rreziqe të rëndësishme për privatësinë dhe sigurinë”, tha ai.

“Ky aplikacion në dukje i padëmshëm dhe argëtues i fuqizuar nga AI mund të përdoret me qëllim të keq për të krijuar profile të rreme që mund të çojnë në vjedhje identiteti,…, si dhe aktivitete të tjera keqdashëse”, tha Teodoro. “Tashmë ka pasur një raport për një rast të tillë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

Teknologji
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Teknologji
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Teknologji
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

Teknologji
Intel i afrohet marrëveshjes prej 11 miliardë dollarësh me Apollo për një fabrikë të çipave në Irlandë

Intel i afrohet marrëveshjes prej 11 miliardë dollarësh me Apollo për një fabrikë të çipave në Irlandë

Teknologji

"Kjo duket bukur", Seiko sjell tre kronografë të rinj Prospex Solar Speedtimer

Teknologji
Kalo në kategori