LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të luajë në El Clasico kundër Real Madridit me fanella me logon e grupit të njohur muzikor

Barcelona do të luajë në El Clasico kundër Real Madridit me fanella me logon e grupit të njohur muzikor

Barcelona prej disa kohësh është në bashkëpunim me Spotify dhe lojtarët e gjigantit katalanas do të kenë sërish fanella interesante në El Clasicon e radhës, që është caktuar për 28 tetor.

Gjegjësisht, këtë herë lojtarët e Xavi do të mbajnë në gjoks logon e Rolling Stones, pasi më herët në fanellën e Barçës gjatë El Clasico ishte logoja e Drake, e më pas ajo e këngëtares spanjolle Rosalia.


E gjithë kjo është pjesë e një projekti të madh për të shpëtuar klubin nga aferat e dyshimta financiare, që përfshin një kontratë sponsorizimi prej 280 milionë eurosh me Spotify.

Megjithatë, kjo platformë nuk e ka paguar atë shumë të madhe parash vetëm për përfitime të zakonshme, por gjithashtu një nga idetë kryesore është kombinimi i futbollit dhe muzikës për të arritur një audiencë të re në mbarë botën.

Në këtë mënyrë do të prezantohet edhe albumi i ri i Stones “Hackney Diamonds”, që është rikthimi i tyre në skenë pas një pauze 18-vjeçare.

Fanellat speciale dalin në shitje të hënën së bashku me pjesën tjetër të gamës së tifozëve.

Kujtojmë se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës mban edhe emrin e platformës muzikore Spotify dhe lojtarët e kanë mbajtur në gjoks logon e kësaj kompanie suedeze që nga fillimi i sezonit të kaluar. /Telegrafi/