LAJMI I FUNDIT:

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë

Sulmuesi brazilian, Neymar Jr ka reaguar i mërzitur pas lëndimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e fundit të Brazilit ndaj Uruguait në kuadër të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.

Neymar, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushës për një periudhë prej më shtatë deri në 10 muaj,  pasi pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë, ka thënë se ky është “momenti i tij më i keq”.


“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi”, ka thënë lojtari i Al-Hilal dhe ylli kryesor i skuadrës braziliane në një koment që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram pasi mjekët e kanë diagnostikuar me një nga dëmtimet më të rënda në karrierën e tij.

Neymar lëshon fushën me lot në sy pas lëndimit të rëndë, thuhet se ka përfunduar sezonin
Lexo po ashtu Neymar lëshon fushën me lot në sy pas lëndimit të rëndë, thuhet se ka përfunduar sezonin

“E di që jam i fortë, por këtë herë do të më duhen edhe më shumë nga njerëzit e mi (familja dhe miqtë)”.

“Nuk është e lehtë të kalosh një dëmtim dhe operacion, por imagjinoni se si është të kalosh përsëri katër muaj pasi u rikuperova nga lëndimi”.

Neymar ka këputur ligamentin dhe meniskun, karriera e tij mund të ketë marrë fund
Lexo po ashtu Neymar ka këputur ligamentin dhe meniskun, karriera e tij mund të ketë marrë fund

“Kam besim, madje shumë. Por, forcën e lë në dorën e Zotit. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë”, ka përfunduar sulmuesi në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Lëndimi ishte rezultat i një kthese në gju në një duel të rastësishëm në fund të pjesës së parë të ndeshjes të së martës, në të cilën Uruguai mundi Brazilin 2-0 në stadiumin Centenario në Montevideo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori