LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, lirohet nga paraburgimi i dyshuari për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, lirohet nga paraburgimi i dyshuari për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Foto: Ilustrim

Pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Xh.K, Gjykata Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit duke u liruar për tu mbrojtur në liri.

Xh.K dhe H.K, dy të pandehurit dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, me ç’rast vdiq pacientja 35-vjeçare.

Një gjë e tillë për “Betimi për Drejtësi” është bërë e ditur nga Lekë Muqa, zyrtari për informim në Gjykatën Themelore të Gjakovë.


Ndërsa për të pandehurën H.K i njëjti ka njoftuar se pas kalimit të afatit nën masën e arrestit shtëpiak nuk kishte pasur kërkesë tjetër nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për vazhdim të masës apo caktim të ndonjë mase tjetër.

Vdekja e pacientes 35-vjeçare në Malishevë, njërit nga të dyshuarit i caktohet paraburgim e tjetrit arrest shtëpiak
Lexo po ashtu Vdekja e pacientes 35-vjeçare në Malishevë, njërit nga të dyshuarit i caktohet paraburgim e tjetrit arrest shtëpiak

“Ju njoftoj se me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të pandehurit Xh. K., Gjykata Supreme e Kosovës, e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 20.09.2023, me të cilin të pandehurit iu kishte vazhduar paraburgimi dy muaj dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të datës 28.09.2023, i cili e kishte refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë, ashtu që të pandehurit me aktgjykimin të datës 17.10.2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti menjëherë pas dorëzimit të këtij aktgjykimit, është liruar për tu mbrojtur në liri”, thuhej në përgjigjen e zyrtarit Muqaj.

Po ashtu Muqaj në përgjigjen e tij tha se deri më tani, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, nuk ishte dorëzuar asnjë aktakuzë lidhur me këtë rast.

Ndryshe, më 22 gusht Policia e Kosovës kishte arrestuar të pandehurit e lartcekur, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”,

“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin kishte reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit

Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.

Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori