LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Dy vjet e gjysmë pa sundim të ligjit, kjo Qeveri duket saktësisht si ato që zhbëjnë demokracitë

Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Dy vjet e gjysmë pa sundim të ligjit, kjo Qeveri duket saktësisht si ato që zhbëjnë demokracitë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili shkroi për disa që i konsideroi të arritura në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili ka shkruar se postimi i Kurtit kishte të bënte me gjithçka përveq sundimit të ligjit.


Deputetja shkroi tutje se kryeministri foli për policinë, për të cilën nuk mori pjesë as në debat për rezolutë.

“Policinë e njëjtë ndaj të cilës nuk morën pjesë as në debat për rezolutë. Policinë e njëjtë për të cilën i kujtohet t’ia mëvetësoj sukseset si të qeverisë, por jo ta mbështes (përveç me emocione të zëna mundësisht në fotografi që duken si spontane”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Kurti 'lavdërohet' për punën në dy vjet e gjysmë qeverisje: U arrestuan mbi 3800 persona, u konfiskuan 2.2 ton substanca narkotike
Lexo po ashtu Kurti 'lavdërohet' për punën në dy vjet e gjysmë qeverisje: U arrestuan mbi 3800 persona, u konfiskuan 2.2 ton substanca narkotike

Postimi i plotë:

Dy vjet e gjysmë PA sundim të ligjit, por me sundim të Qeverisë Kurti

Lexova statusin e Kryeministrit Kurti. Dy herë. Herën e parë, e lexova me pritjen që do të flas për atë që ka premtuar: reformat në drejtësi, (ç’)kapjen e sistemit të drejtësisë, fuqizimin e sundimit të ligjit e demokracinë.

Herën e dytë, e lehtësuar pak që as nuk është munduar të propagandojë se ka bërë gjë për të lartcekurat, e lexova ta kuptoj për çka ka shkruar. Policinë. POLICINË!!!

Policinë e njëjtë ndaj të cilës nuk morën pjesë as në debat për rezolutë. Policinë e njëjtë për të cilën i kujtohet t’ia mëvetësoj sukseset si të qeverisë, por jo ta mbështes (përveç me emocione të zëna mundësisht në fotografi që duken si spontane).

Meqë statusi i tij kishte të bënte me gjithçka përveç sundimit të ligjit, mendova t’ia bëj unë përmbledhjen:

1. Vetingun e keni gjymtuar sepse e keni futur në thesin e reformave tjera. Si rezultat, keni mbetur me MBETJE, në Gjykatë Kushtetuese, për të cilat ju duhen edhe votat e minoriteteve, që nuk i keni.
2. Në formë të paprecedentë për Kosovë e për shtete demokratike, keni thënë nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës se kryeprokurori i propozuar ju pengon si emër i PËRVEÇËM. Madje, keni folur edhe në emër të Kryetarit të Kuvendit e Presidentes, sepse fundja kjo Qeveri sillet sikur ka epërsi ndaj të dyjave. Ndoshta dhe ka të drejtë në kuptimin faktik.
3. I keni pesë ligje tanimë të konfirmuara si kundërkushtetuese, e gati dhjetëra tjera të ankimuara që me shumë gjasë, për shkak të shkeljeve drastike e kristal të dukshme si kundërkushtetuese, mund të konfirmohen si të tilla.
4. Nga ofendimet e sharjet ndaj prokurorisë, keni vendosur që PËRNJËHERË, si të kishit rilindur në universin paralel, të kërkoni që rezervat shtetërore t’i trajtoj prokuroria, e jo komisioni hetimor. Pra – sot qenkan bërë të mirë! (Apo ndonjëri aty, qenka bërë i “mirë”)
5. Policët hetues të cilët e kanë urdhëruar konfiskimin e telefonit të Nagip Krasniqit, i keni suspenduar.
6. Shumicën e ministrave i ke me aktakuza apo tanimë të dënuar.
7. Nuk keni dhënë kurrfarë përgjegjësie për vjedhjet në Instutitin e Mjekësisë Ligjore. Keni lejuar (e mbështetur) punonjës të palicencuar të bëjnë analiza laboratorike. Sërish, asnjë përgjegjësi.

Ka dhe shumë të tjera, por po lodhem unë duke shkruar, e tjerët duke lexuar.

Në kam arritur të mësoj NJË gjë nga studimet e përvoja juridike, është që KJO QEVERI hyn në shembujt tipik të asaj se si NUK duken sistemet demokratike që fuqizojnë sundimin e ligjit, e SAKTËSISHT si duken ato që zhbëjnë demokracitë në autokraci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori