LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza është akt çnjerëzor

Bujar Osmani: Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza është akt çnjerëzor

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, njëherit edhe kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet izraelite mbi Gazan. Osmani në një postim në rrjetet sociale thotë se këto sulme janë akte çnjerëzore.

Osmani ka shkruar se autorët duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt çnjerëzor i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht. Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Osmani.


Ushtria izraelite publikon pamje: Këto janë dëshmitë që nuk e kemi sulmuar spitalin, e dimë kush e ka bërë
Lexo po ashtu Ushtria izraelite publikon pamje: Këto janë dëshmitë që nuk e kemi sulmuar spitalin, e dimë kush e ka bërë

Ndryshe, sulmi në spital ku kishte shumë banorë të Gazës që ishin strehuar duke ikur nga bombardimet izraelite, ka nxitur reagime të ashpra në mbarë botën, në veçanti në botën arabe – ku u organizuan protesta para ambasadave izraelite në Turqi dhe Jordani si dhe në afërsi të ambasadës amerikane në Liban./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori