LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i PR në epokën dixhitale – këshilla nga ekspertët në HaPiTe Space 

Zhvillimi i PR në epokën dixhitale – këshilla nga ekspertët në HaPiTe Space 

Alban Kastrati, Fitim Mulolli dhe Kaltrina Ajeti, tre ekspertë në PR dhe media, ofruan këshilla për një imazh më të mirë, shpalosën strategjitë më efektive për komunikim me publikun dhe diskutuan për zhvillimin e PR ndër vite në eventin “PR në fokus biznesi, politika dhe dixhitalja” që u mbajt në HaPiTe Space.

Kastrati partner menaxhues nè Republika Communications Agency, tha se bizneset duhet të jenë më të shpejta në adoptimin e trendeve dhe përshtatjen me nevojat e mediave dhe publikut. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e krijimit të përmbajtjes që është sa e saktë dhe interesante.

“Bizneset duhet të jenë më të shpejta në ngërthimin e trendeve, pranimin dhe adaptimin e tyre për nevojat e mediave, publikut – që me qenë më të shpejtë, të saktë dhe interesant. Sepse vëmendja tashmë është më e vogël pasi në rrjetet sociale ka shumë konsum të përmbajtjes, prandaj formati duhet të jetë kreativ, por edhe me interes për mesazhin që biznesi dëshiron ta përçoj përmes mediave dhe formave të tjera të komunikimit publik”, deklaroi ai.

Fitim Mulolli themelues dhe drejtues i Polcon, diskutoi se si teknologjia dixhitale ka ndikuar në PR-në politike. Ai vuri në dukje se fushatat politike në Kosovë dikur ishin të fokusuara kryesisht në aspektin familjar, me premtime për punë apo rrugë. Megjithatë, tani që të rinjtë kanë më shumë gjasa të gjenden në mediat sociale sesa në mitingje politike, fushatat janë dashur të përshtaten.

“PR politik është diversifiku edhe kjo i ka shty gradualisht edhe kandidatët politik edhe partitë të ndërrojnë pak, pasi ata e kanë parë që nuk mund ta gjejnë komplet masën votuese nëpër shtëpia. Masa votuese nuk ju vjen më as nëpër evente apo mitingje”, deklaroi ai.

Ai shtoi se hulumtimet kanë treguar se vetëm rreth 9% e popullsisë kanë marrë pjesë në ndonjë tubim politik.

Kaltrina Ajeti, drejtoreshë ekzekutive në Institutin Kosovar të Medias dhe Komunikimit ka thënë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka ndryshuar zhvillimin e mediave. Ajo vuri në dukje se mediat tradicionale tani përballen me një sfidë për të konkurruar me platformat online, të cilat janë në gjendje të prodhojnë përmbajtje shumë më shpejt.

“Ka pasur ndryshim në mënyrën se si bëhet gazetaria, nga ajo krejt klasike edhe mediat tradicionale kanë filluar që kontentin e tyre ta bëjnë më të shkurtë sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm që vëmendja e audiencës është më e vogël”, tha Ajeti.

Ajo ka shtuar se tashmë ka ndërruar edhe minutat e një storie televizive, pra është bërë me ë shkurtër dhe e atillë që të marrë vëmendjen që ne sekondat e para.

Diskutimi i HaPiTe Space theksoi rolin kryesor të përshtatshmërisë dhe inovacionit në fushat gjithnjë në zhvillim të PR në politikë, media dhe sferën digjitale. Ai shfaqi nevojën që bizneset, politikanët dhe gazetarët të përqafojnë ndryshimin, të shfrytëzojnë teknologjinë dhe të përmbushin kërkesat në zhvillim të audiencës së tyre në epokën dixhitale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori