LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i 29-të nuk dëshmon as sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokat Emmerson kërkon arsyet

Dëshmitari i 29-të nuk dëshmon as sot në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokat Emmerson kërkon arsyet

As ditën e sotme nuk do të dëshmojë dëshmitari i 29-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.

Pas përfundimit të sesionit të paradites i cili ishte privat, mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Ben Emmerson pyeti se pse nuk dëshmoi dëshmitari i 29-të pasi sipas tij kishte informacione se ndodhej në ndërtesë.

“Çfarë ka ndodhur me dëshmitarin që u vendos që të jep dëshmi sot, është në ndërtesë meqë kuptova apo jo?”, pyeti avokati Emmerson.


Ndërsa, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se është vendosur që dëshmitari i 29-të të kthehet në shtëpi me arsyetimin se duhet shumë kohë për ta marrë në pyetje dëshmitarin e 30.

Nuk është këtu në ndërtesë në godinë sepse sot vendosëm që na duheshin shumë kohë për të marrë në pyetje dëshmitarin më të cilin po merremi dhe prandaj vendosëm që ta kthenim në shtëpi”, tha gjyqtari Charles Smith III.

Në sesionin e paradites, dëshmitari i 30-të është marrë në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokati, Geoffrey Roberts i cili edhe kishte diskutuar për klasifikimin e një dokumenti i cili mbante nënshkrimin e dëshmitarit.

Prokurori i Specializuar tha se ky dokument duhet të jetë konfidencial.

“I nderuar gjykatës, përpara se të fillojmë dua të them që përpara pushimit, mbrojtja e Selimit diskutoi për klasifikimin e dokumentit… deri sa ka nënshkrimin e dëshmitarit, do të kërkoja që të ruhet klasifikimi konfidencial. Megjithatë sa i takon natyrës së fotografisë dhe natyra e fotografisë mund të jetë publike kështu që ne kërkojmë klasifikimin konfidencial për sa i takon përdorimit të vetë”, tha prokurori.

Ndërsa, kjo gjë u kundërshtua nga avokati Roberts.

 “Varët nga juve nëse klasifikimi do të jetë konfidencial ose jo, por unë parashtrojë që nuk ka arsyeje që të jetë konfidencial ky dokument”, tha Roberts.

Kurse sesioni i pasdites ka filluar po ashtu me seancë të mbyllur ku pyetjet ndaj dëshmitarit të 30-të do t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory Keohe.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori