LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri, tregon që Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura

Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri, tregon që Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se ky proces është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë I bashkëpunimit rajonal  por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman ka folur edhe për krizat në Ballkan, e konkretisht ato në veri të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator.


Me fotografinë familjare mbyllen punimet e sesionit të parë të Samitit të Berlinit në Tiranë
Lexo po ashtu Me fotografinë familjare mbyllen punimet e sesionit të parë të Samitit të Berlinit në Tiranë

Scholz ka thënë se është koha për të tejkaluar krizat.

“Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

“Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Kronika e Zezë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori