LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Milanit, Scaroni: Stadiumi i ri do të jetë më i bukuri në botë

Presidenti i Milanit, Scaroni: Stadiumi i ri do të jetë më i bukuri në botë

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni nënvizoi se si projekti i stadiumit të ri të klubit po ecën në ‘drejtimin e duhur’ dhe caktoi një datë të mundshme hapjeje në vitin 2028.

Kuqezinjtë kanë hartuar një projekt të ri të fokusuar në zonën e San Donato të qytetit dhe tashmë kanë paraqitur dokumente tek autoritetet lokale. Një studim fizibiliteti është duke vazhduar për të vlerësuar projektin, i cili do të zërë gjithsej 108,000 metra katror.

Planet e Milanit përfshijnë një stadium të ri 70 mijë vendesh, një hotel, restorante dhe zona të tjera tregtare, duke shtuar një numër të ardhurash shtesë për klubin. Zona e theksuar është aktualisht në një gjendje të rrënuar.


Duke folur në Festivalin Sportiv të Trentos, presidenti Scaroni foli në detaje për projektin e stadiumit të ri të Milanit.

“Stadiumi i Milanit do të jetë stadiumi më i bukur në botë. Unë kam 5 vjet që flas për stadiumet, tani është një mision. Rrjetet sociale tani më thërrasin Paolo Stadioni. Të jep një ide se sa shumë flas për të”, ka thënë fillimisht Scaroni.

“Do të zëmë një zonë të papërdorur për qëllime të tjera por të përshtatshme për ndërtimin e një stadiumi. Po shkojmë në drejtimin e duhur. Fondi Red Bird është një super specialist në ndërtimin e stadiumeve, kanë ndërtuar shumë në Amerikë”.

“Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi për detyrë të bëjmë një stadium të mrekullueshëm, iu detyrohemi edhe fansave tanë të shumtë në mbarë botën”.

“Kapaciteti do të jetë 70 mijë spektatorë, mesatarja jonë në vitet e fundit. Stadiumi do të jetë i disponueshëm edhe në ditët kur nuk ka asnjë ngjarje futbolli dhe ne do të kryejmë të gjitha aktivitetet përkatëse si restorante dhe dyqane sportive”.

“Po ndjekim me 20 vite vonesë atë që tashmë është bërë në Francë, Gjermani dhe Spanjë. Jemi duke e lidhur veten me këto kombe vetëm për të mbetur konkurrues. Jemi larguar nga bota e shpresës, ndaj besoj se sezoni në të cilin do të luajmë në stadiumin e ri do të jetë ai i vitit 2028”, përfundoi presidenti i Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Boks
Kalo në kategori