LAJMI I FUNDIT:

Si funksionon sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” i Izraelit?

Si funksionon sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” i Izraelit?

Kemi hyrë në ditën e pestë të luftimeve të ashpra që po zhvillohen mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, shkruan CNN.

Deri më tani raportohet se mbi 850 palestinezë kanë humbur jetën, kurse nga Tel Avivi kanë bërë të ditur se mbi 1 mijë izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e Hamasit.

Militantët e Hamasit filluan një sulm krejt të befasishëm në orët e para të së shtunës, duke goditur rëndë me raketa qytetet izraelite.


Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor
Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Gjatë këtyre sulmeve ata arritën të marrin peng qindra izraelitë, kurse në mesin e të vrarëve ka edhe shumë qytetarë nga vende të ndryshme të botës.

Madje presidenti amerikan Joe Biden, ka konfirmuar se në mesin e mijëra të vrarëve janë edhe 11 shtetas amerikanë, për të cilët nuk dha detaje të hollësishme.

Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon
Lexo po ashtu Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon

Më së keqi e kishin pësuar shumë të rinj izraelitë që kishin shkuar për të marrë pjesë në një festival në shkretëtirë përgjatë Rripit të Gazës, kur militantët e Hamasit zbritën me paragllajt dhe filluan të shtien mbi ta.

Pamje rrëqethëse të këtij momenti u publikuan në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, ku shiheshin ekzekutimet brutale të civilëve izraelitë.

E ky sulm i befasishëm i Hamasit ka alarmuar shumë ekspertë të sigurisë që pretendojnë se çfarë ndodhi me inteligjencën izraelite.

Në sulmet e kohëpaskohshme të Hamasit mbi territorin e Izraelit, autoritetet izraelite të sigurisë mbështeten në sistemin “kupola e çeliktë”, sistem raketor i mbrojtjes kundërajrore.

Është një nga sistemet më të rëndësishme mbrojtëse të Izraelit, që ka shpëtuar shumë jetë.

Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje, pamjet e gruas së tmerruar izraelite po bëjnë xhiron e botës
Lexo po ashtu Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje, pamjet e gruas së tmerruar izraelite po bëjnë xhiron e botës

Izraelitët pretendojnë se efektiviteti i tij gjatë sulmit nga grupi militant Xhihadi Islamik në maj të këtij viti, ishte 95.6 për qind.

Ndryshe zhvillimi i “kupolës së çeliktë” ka filluar në vitin 2007, është testuar në 2008 dhe 2009 dhe është në përdorim që nga viti 2011. Ndërkohë është përmirësuar disa herë.

“Kupola e çeliktë” është projektuar për të shkatërruar raketat që vijnë në drejtim të territorit të Izraelit.

Ka një radar që zbulon raketat, dhe më pas përdor një sistem për të llogaritur shpejt shpejtësinë e lëvizjes së një rakete në hyrje që përbën një kërcënim.

Aeroplani i parë me municion amerikan arrin në Izrael
Lexo po ashtu Aeroplani i parë me municion amerikan arrin në Izrael

Nëse paraqet rrezik, raketat lansohen nga “kupola e çeliktë” nga toka për të shkatërruar raketat që ndodhen në ajër.

Shkatërrimi i menjëhershëm është i zhurmshëm dhe ndonjëherë mund të ndihet në tokë.

Janë dhjetë “kupola të çelikta” në të gjithë Izraelin, secila me tre deri në katër lëshues. Sistemi është mobil dhe mund të konfigurohet në vetëm disa orë.

Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN
Lexo po ashtu Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN

Përgjuesit e raketave kanë manovrim të madh. Ata janë tre metra të gjatë, kanë një diametër prej 15 centimetra dhe peshojnë 90 kilogramë në momentin e lëshimit.

Supozohet se koka e raketës përmban 11 kilogramë eksploziv me rreze veprimi nga 4 deri në 70 kilometra.

Ndryshe nga interceptorët e raketave balistike, “kupola e çeliktë” përdoret kundër raketave në lartësi të ulëta të lëshuara shpesh nga grupet militante nga Rripi i Gazës. Çdo raketë “kupola e çeliktë” kushton 40 mijë dollarë.

Shtetet e Bashkuara shpenzuan 1.5 miliardë dollarë për zhvillimin e këtij sistemi. Një zyrtar amerikan i paidentifikuar i tha CNN se Izraeli ka të ngjarë të kërkojë sisteme shtesë antiraketë nga SHBA pas sulmit të javës së kaluar ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori