LAJMI I FUNDIT:

Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon

Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon

Shumë raketa janë shkrepur në qytetin izraelit Ashkelon, pasi që Hamasi kërcënoi se do të godasë këtë qytet izraelit, thotë korrespondenti i Sky News, Dominic Waghorn, i cili po raporton direkt nga ajo zonë.

Hamasi u kishte dhënë banorëve të qytetit izraelit një afat deri në orën 17:00, që të largohen nga ai vend, transmeton Telegrafi.


“Derisa po lëviznim nëpër autostradë në drejtim të pjesës veriore të qytetit, janë dëgjuar shkrepje raketash nga ana jonë e djathtë”, tha Waghorn.

Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN
Lexo po ashtu Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN

“Nuk ishin raketa të Hamasit. Ishin raketat izraelite nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore ‘kupola e çeliktë’ që janë shpërndarë në veri të Ashkelonit. Ato u aktivizuan për të shkatërruar raketat në qiell mbi ne”, shtoi korrespondenti i Sky News.

Ai gjithashtu theksoi se ka parë të paktën “dhjetë re tymi” derisa sistemi raketor i Izraelit ka shkrepur një sërë raketash.

“Duke shikuar në horizont… mund të shohim tymin që ngritet nga Ashkeloni. Duket se disa prej raketave kaluan, por jo shumë. Pjesa e madhe e qytetit është evakuuar… nuk ka patur sa kemi mundur të shohim eksod masiv nga Ashkeloni. Ata që kanë mbetur në qytet, tani po shikojnë tymin që po ngritet në qiell nga qendra”, shtoi Ëaghorn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Evropa
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën

Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën

Serbia
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Kalo në kategori