LAJMI I FUNDIT:

Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje, pamjet e gruas së tmerruar izraelite po bëjnë xhiron e botës

Hamasi rrëmbeu tri gjenerata të njëjtës familje, pamjet e gruas së tmerruar izraelite po bëjnë xhiron e botës

Burrat, gratë dhe fëmijët janë marrë peng, disa prej tyre janë ekzekutuar, vajzat përdhunuar e prona e tyre është plaçkitur.

Ky është “katalogu” i krimit që rikujton disa prej momenteve më të tmerrshme, e megjithatë po ndodhin në shekullin XXI në vendin që ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, shkruan Sky News.

Izraeli thotë se Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze kanë marrë peng qindra izraelitë të cilët i kanë dërguar në Gazë. Kanë marrë të rinj, moshuar, të pafuqishëm, gra e fëmijë.


Bëhet fjalë për një nga rrëmbimet më të tmerrshme – pra për tri gjenerata të një familjes. Rrëmbimin e familjes Bibas Silverman në Nir Oz e filmuan palestinezët dhe e publikuan që ta sheh e gjithë bota.

Videoja është e rëndë për t’u shikuar. Aty shihet nëna e rrethuar nga burrat që e mbajnë me tërë forcën, derisa fëmijët e saj të vegjël tenton t’i mbrojë.

Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon
Lexo po ashtu Pas ultimatumit të Hamasit që të largohen banorët e qytetit izraelit para orës 17:00, dëgjohen shkrepje raketash në Ashkelon

Quhet Shiri. Djemtë e saj janë Ariel, që i ka 4 vjet dhe Kfir që është vetëm nëntë muajsh. Ata u rrëmbyen së bashku me babanë, bashkëshortin e Shirit, Yarden dhe babanë e tij Yosiy dhje nënën Margit, që vuan nga sëmundja e parkinstonit dhe ka nevojë për dozë ditore të ilaçeve.

Në apartamentin e saj në Tel Aviv, ekipin e Sky News e priti kushëriri i saj Yosi që tregoi agoninë e përjetuar duke shikuar rrëmbimin e të afërmve.

“Për herë të parë kur pashë fotografitë nuk mund të besoja. Nuk mund të kuptoja çfarë po shihja, e më pas pashë fotografinë e dytë dhe ishte e qartë se është Shiri dhe dy fëmijët e saj”, tha ai.

Kjo familje nuk ka dëgjuar asgjë për më të dashurit e tyre por as nga palestinezët e qeveria izraelite.

Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN
Lexo po ashtu Historia e përgjakshme e Rripit të Gazës në videon dyminutëshe të CNN

“Kam frikë se i kanë ndarë. Nëse i kanë ndarë, vrarë, plagosur – se më nuk do t’i shohim, as edhe një informacion për këtë nuk e kemi”, shtoi ai.

Yosi kërkon përgjigje nga qeveria e vendit të tij. Videoja e rrëmbimit të familjarëve është filmuar vonë pasditen e të shtunës, e dërgimi në Gazë ka filluar në ora 6 të mëngjesit.

Militantët e Hamasit, Yosi pretendon se prej kohësh kanë plaçkitur, vënë zjarrin shtëpive dhe kanë vrarë.

“Kemi pasur rrethojë në Gazë, mure, të dhëna nga inteligjenca, ushtrinë e kemi pasur, aeroplanët, helikopterët, tanket, i kemi të gjitha, kurse ministria e Mbrojtjes në orët e para nuk u shfaqën askund sikur të mos kishim ushtri”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori