LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në ‘gjah’, synon të përforcohet në tri pozita

Barcelona në ‘gjah’, synon të përforcohet në tri pozita

Barcelona raportohet se po kërkon të transferoj tre lojtarë të rinj për të përforcuar skuadrën vitin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat spanjolle, blaugranasit janë duke eksploruar tregun në kërkim të një mesfushori defanziv dhe dy mbrojtës të krahut për sezonin e ardhshëm. Xavi dëshiron konkurrencë për Oriol Romeun dhe ka kërkuar që  të ketë të paktën dy lojtarë për çdo pozicion në skuadër.

Katalanasit i kanë sytë tek Joshua Kimmich, pasi ai ka vetëm edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munich, e cila skadon në verën e vitit 2024. Barcelona gjithashtu ka në listën e dëshirave edhe Jorginhon e Arsenalit, Thiago Alcantara të Liverpool dhe Guido Rodríguez të Real Betisit, në rast se nuk arrijnë te objektivi i tyre kryesor Joshua Kimmich.


Barcelonës i shfaqen probleme serioze në rindërtimin e “Camp Nou”
Lexo po ashtu Barcelonës i shfaqen probleme serioze në rindërtimin e “Camp Nou”

Megjithëse Xavi mund të llogarisë në shërbimet e Sergi Robertos dhe Marcos Alonsos për të zëvendësuar Joao Cancelon dhe Alejandro Balden, ai dëshiron të përforcojë bankën rezervë dhe për këtë arsye është duke kërkuar dy mbrojtës.

Që të dy, Roberto dhe Alonso kanë më pak se një vit në kontratat e tyre dhe mund të mos marrin një ofertë rinovimi nëse klubi është në gjendje të bindë Villarrealin ta shesë Juan Foyth i cili ka një klauzolë lirimi prej 54 milionë eurosh.

Barcelona ka ende shumë para borxh për nënshkrimet e bëra ndër vite
Lexo po ashtu Barcelona ka ende shumë para borxh për nënshkrimet e bëra ndër vite

E ardhmja e Cancelos është gjithashtu e pasigurt pasi ata do të duhet të negociojnë një çmim me Manchester Cityn nëse dëshirojnë të blejnë përfundimisht kartonin e tij. Prandaj, klubi do të shikojë opsione me kosto të ulët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori