LAJMI I FUNDIT:

Biden: Në Izrael janë vrarë të paktën 11 amerikanë

Biden: Në Izrael janë vrarë të paktën 11 amerikanë

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se në mesin e të vrarëve në Izrael, janë të paktën 11 shtetas amerikanë.

“Tani e dimë se në mesin e të vrarë janë të paktën 11 shtetas amerikanë – nga të cilët shumica kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë në Izrael”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse akoma po punojmë në konfirmim, besojnë se me gjasë duhet të jenë edhe shtetas amerikanë ata që Hamasi po i mban peng”, shtoi Biden.


SHBA-ja ka qenë e kujdesshme në shprehjen e mbështetjes së saj për Izraelin, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që shkoi aq larg sa të fshinte një postim në Tëitter që përmendte një armëpushim të mundshëm.

Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës diskutojnë sonte për Izraelin dhe Gazën
Lexo po ashtu Liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës diskutojnë sonte për Izraelin dhe Gazën

Duke raportuar nga Uashingtoni, Allan Fisher i Al Jazeera-s vuri në dukje se Blinken kishte hequr një postim në mediat sociale që sugjeronte mbështetje për një armëpushim pasi hasi në zemërim nga mbështetësit izraelitë.

Në postim, Blinken përshkroi një bisedë telefonike me homologun e tij turk dhe mbështeti “përpjekjet e Ankarasë për një armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”.

“Mund të na japë njëfarë ideje të të menduarit në administratën e Bidenit”, tha Fisher për heqjen e postit të Blinken, “por ushtarakisht ata po mbështesin qartë Izraelin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori