LAJMI I FUNDIT:

Nëse Sheikh Jassim e blenë Man United – ka një plan befasues me David Beckhamin

Nëse Sheikh Jassim e blenë Man United – ka një plan befasues me David Beckhamin

David Beckham thuhet se do të rikthehet tek Manchester United në rolin e ambasadorit në rast se Sheikh Jassim blen aksionet e klubit nga Glazers.

Marrëdhënia e Beckham me Katarin daton në vitin 2013 kur nënshkroi një kontratë afatshkurtër me Paris Saint-Germain. 48-vjeçari ishte gjithashtu i ftuar në Çmimin e Madh të Katarit të Formula 1 të dielën mbrëma dhe kishte një rol ambasadori në Kupën e Botës 2022.


Anglezi i cili sapo ka lansuar serialin e tij në Netflix që flet për jetën dhe karrierën e tij, mbetet i zënë si bashkëpronar i skuadrës Inter Miami që bën gara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket Manchester United, procesi i blerjes vazhdon pa ndonjë rezultat, pothuajse është bërë një vit që kur familja Glazer njoftoi për herë të parë planin e tyre për të shqyrtuar ‘alternativat strategjike’ për klubin që ata kanë në pronësi që nga viti 2005.

Beckham ishte pjesë e Manchester United që nga viti 1993 deri në vitin 2003, duke nisur fillimisht që nga grupmoshat e reja e deri në debutimin me ekipin e parë.

Gjatë këtyre viteve si lojtar i “Djajve të Kuq”, ai fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier, dy herë ishte fitues i “FA Cup” si dhe qershia mbi tortë, Liga e Kampionëve në vitin 1999./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori