LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta dhe Pep Guardiola komentojnë ndërhyrjen e Mateo Kovacic

Mikel Arteta dhe Pep Guardiola komentojnë ndërhyrjen e Mateo Kovacic

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta dhanë mendimin e tyre për rastin diskutabil të Mateo Kovacic i cili bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Declan Rice, ndërhyrje kjo që sipas shumë personave duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Arsenal fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Cityt në “Emirates”, falë një goli në minutën e 86-të nga braziliani Gabriel Martinelli.

Pas ndeshjes, Guardiola u pyet se pse nuk e largoi kroatin nga fusha e lojës.


Erling Haaland dhe Kyle Walker u kacafytën me stafin e Arsenalit pas humbjes dramatike në “Emirates”
Lexo po ashtu Erling Haaland dhe Kyle Walker u kacafytën me stafin e Arsenalit pas humbjes dramatike në “Emirates”

“Kovacic sapo u kthye nga lëndimi,  por aftësia e tij  për të luajtur me topin në këmbë ishte shumë e rëndësishme për ne. Jam shumë i sigurt se ai nuk u përjashtua nga loja sepse nuk duhej të përjashtohej. Nëse do të kishte diçka për ta përjashtuar, atëherë ai do të ishte përjashtuar”, ka thënë Guardiola në një intervistë pas ndeshjes.

Një koment për këtë situatë pati edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili komentoi shkurtimisht faullin e shkaktuar nga Kovacic dhe faktin se ai mori vetëm një karton të verdhë.

“E pashë të gjithë situatën, por tani gjithçka ka përfunduar. Kjo është në të kaluarën dhe ne jemi me fat që fituam”, ka thënë Mikel Arteta pas fitores.

Tifozët e Arsenalit mbetën të frustruar pas ndeshjes me Manchester Cityn, shkak i dy ndërhyrjeve të Mateo Kovacic
Lexo po ashtu Tifozët e Arsenalit mbetën të frustruar pas ndeshjes me Manchester Cityn, shkak i dy ndërhyrjeve të Mateo Kovacic

Përndryshe, kjo ishte fitorja e parë e Arsenalit ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier që prej vitit 2015./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori