LAJMI I FUNDIT:

Tifo grupi grek ‘Original 21’ që përkrah AEK-un reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Tifo grupi grek ‘Original 21’ që përkrah AEK-un reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Në Greqi vazhdon të jetë aktuale shfaqja e banerit “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen mes AEK dhe Ajax, që u zhvillua të enjten në kuadër të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Tifozët grekë janë të njohur për qëndrimet antishqiptare, pasi disa ditë më parë ata të Olympiacosit vendosën një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi” dhe një gjë e tillë nuk ishte bërë aq e madhe nga mediat greke.

Por baneri i së enjtes ku shkruhej “Kosova është Shqipëri” është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me bujë të madhe, ku klubi i AEK-ut reagoi duke u distancuar, ndërsa në fundjavë ka reaguar edhe tifo grupi më i madh i këtij klubi “Original 21”.


Ky grup, Original 21”, që është grupi më i madh i tifozëve të AEK-ut e ka pranuar që baneri është shpalosur nga një anëtar i tyre dhe i ka kërkuar falje klubit.

“Si ‘Original 21’ deklarojmë se shfaqja e një baneri nacionalist në sektorin tonë nuk pasqyron pozicionet dhe pikëpamjet e ‘Original 21’. Rrënjët e thella historike të grupit tonë dhe qëndrimi ynë i palëkundur kundër të gjitha formave të fashizmit e bëjnë këtë shumë të qartë”.

“E dënojmë këtë baner dhe i kërkojmë falje AEK-ut për çdo përçarje që mund të ketë shkaktuar, sidomos pasi është krijuar nga një prej anëtarëve tanë. Do të marrim masa të rrepta për të siguruar që një incident i tillë të mos përsëritet më”, thuhet në deklaratën e këtij grupi tifozësh.

Si rezultat i hetimeve të AEK-ut, ata kanë identifikuar dhe kanë ndaluar përgjithmonë (për jetë) dy tifozë që të ndjekin ndeshjet në stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League

"Familja më dërgonte nga 50 euro prej Prishtinës" - Curri tregon si nuk morri asnjë pagë gjashtë muajt e parë në Ukrainë

Ndërkombëtare
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori