LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në Shqipëri pas 85 vitesh, historia emocionuese e Remzi Mullës nga Australia

Kthehet në Shqipëri pas 85 vitesh, historia emocionuese e Remzi Mullës nga Australia

I lindur në Bilisht të Korçës, Remzi Mulla ishte 2 vjeç kur familja e tij emigroi në Australin e largët.

U deshën 85 vite nga jeta e tij që ai të vendoste të kthehej për herë të parë në vendlindjen e tij. Në këtë kthim emocionues për të, Remziu shoqërohet nga një pjesë e familjes së tij që ka krijuar në Australi.


Fshati ku lindi nuk ka ndryshuar shumë, janë po të njëjtat shtëpi të vjetra dhe pak të rinj sheh rrugëve.

Malli për vendlindjen e përfshinë sapo sheh gurët e shtëpisë ku ka lindur. Drini, djali i vogël i Remziut e ka vizituar Shqipëri tre herë të tjera, ndaj këtë herë dëshironte që i ati të kthehej në atdhe.

Të njëjtën dashuri për atdheun kanë edhe nipërit e Remziut, të cilët flasin me krenari për origjinën e tyre.

“Unë jam nipi i Remziut. Është hera e katërt që vij në Shqipëri. Më pëlqen ky vend, Shqipëria është vend i bukur, ka male të bukura. Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtet jemi shqiptar, nga ky vend, nga ky fshat. Nga historia e Shqipërisë njoh Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, kam lexuar për të. Njoh Tiranën po ashtu, e kam vizituar dhe është shumë e bukur, si kryeqytetet e tjera evropiane. Unë po studioj për inxhinieri mekanike dhe nëse më krijohet mundësia mund të punoja duke jetuar në Korçë, sigurisht nëse do të paguhesha mirë”, tha nipi i Remziut, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori