LAJMI I FUNDIT:

Dhunë ndaj bashkëshortes në Prishtinë, e dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës në Prizren – policia publikon raportin

Dhunë ndaj bashkëshortes në Prishtinë, e dhunë ndaj bashkëshortes e vajzës në Prizren – policia publikon raportin
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren e Pejë.


Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 08.05.2024 – 19:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim policorë përderisa rasti vazhdon të hetohet.

Prizren / 07.05.2024 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.