Opozita kritikon mazhorancën për pagesat e serbëve nga shteti, ani pse nuk shkojnë në punë. Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 800 mijë euro për pagesat e 129 personave të këtij komuniteti.
Kështu u tha gjatë shqyrtimit gati tri orësh të raportit vjetor të auditimit të buxhetit të Kosovës për vitin e kaluar nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Deputetë të opozitës kanë kritikuar pushtetin për pagesa të serbëve, të cilët janë pjesë e organizatave tashmë të shpallur terroriste nga qeveria. Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se ka edhe deputetë të cilët nuk shkojnë në punë dhe paguhen, për çka duhet të ndëshkohen.
Auditorja e përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale.
Spanca shtoi se janë 129 punonjës të komunitetit serbë të cilët janë paguar vitin e kaluar edhe pa u evidentuar në punë.
“Është edhe çështja e pagesave në vlerë prej afër 800 mijë euro, për punonjësit të komunitetit serb të angazhuar në bazë të marrëveshjes se Brukselit pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë. Në krahasim më vitin e kaluar janë ndërmarrë disa masa. Nga 199 sa ishin në vitin e kaluar, këtë vit kanë mbetur 129 punonjës të shpërndarë në 4 ministri, dy ministri veç kanë ndërmarrë masa për akomodimin apo ndaljen e pagesave për punonjës të cilët nuk e vijojnë punën”, shtoi ajo.
Në mbledhjen e sotme të këtij deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj kërkoi informacione, në qoftë se gjatë këtij viti janë ndërprerë këto pagesa.
“Këtë vit kjo organizatë është shpallur terroriste dhe kur kjo organizatë është shpallur terroriste të gjithë ata pjesëtarë që kanë qenë pjesë e kësaj strukture, besoj që është dashur të mos paguhen më. A vazhdojnë t’i paguajmë ata njerëz që kanë punuar për institucionet që janë shpallur terroriste?”, ka pyetur Qalaj.
Për këtë nuk ka qenë në dijeni, ministri i Financave, veçse ky i fundit ka kritikuar deputetët e opozitës për mosvijueshmëri në punë.
Më pas ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila tha se Murati po i krahason ata me serbët.
“Murati: A ka deputetë Kuvendi i Republikës së Kosovës që merr pagë pa ardhur në punë?
Bytyqi: Kush janë ata, ti duhet t’i cekësh me emra.
Murati: Pse nuk po e rregulloni këtë që të mos paguhet dikush që nuk vjen në punë në kuvend?
Bytyqi: Ti je qeveria, ti duhet ta rregullosh.
Murati: Qeveria nuk e rregullon këtë është rregullorja e punës së kuvend. Për rregulloren e punës të kuvendit nevojiten 2/3, a jeni të bindur ju që nuk duhet të paguhet dikush që nuk shkon në punë. Urdhëroni ndryshoni rregulloren”, kanë debatuar ata. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend