LAJMI I FUNDIT:

Kosova në Kongresin Global të Ndërmarrësisë në Australi

Kosova në Kongresin Global të Ndërmarrësisë në Australi

Kongresi Global i Ndërmarrësisë (GEC) çdo vit mbledhë mijëra ndërmarrës, investitorë, hulumtues, politikë-bërës dhe OJQ nga më shumë se 200 shtete nga e tërë bota, me qëllim të identifikimit të mënyrave më efikase për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve startup. Në kongresin e mbajtur në Melburn, Kosova u përfaqësua nga znj. Dorina Grezda (Innovation Centre Kosovo).

Në vitin e pesëmbëdhjetë të organizimit, Kosova u përfaqësua nga Innovation Centre Kosovo (ICK), në Kongresin që u mbajt në Melbourne (Australi). Republika e Kosovës ishte e nominuar edhe për çmimet vjetore për aktivitete të ndërmarrësisë për kokë banori dhe “Brand & Community Champions”, si dhe u prezantua në skenën kryesore, në panalin “Ndërtimi i Ekosistemeve të Shëndetshme të Ndërmarrësisë”, në të cilin folëse ishte znj. Dorina Grezda.

Kongresi Global i Ndërmarrësisë organizohet nga GEN (Global Entrepreneurship Network), të cilët poashtu janë organizatorë të GEW (Javës Globale të Ndërmarrësisë).

Java Globale e Ndërmarrësisë 2023, organizohet prej 13-19 Nëntor. Për të njëmbëdhjetin (11) vit me radhë mbi 80 organizata, biznese, donatorë dhe institucione partnere, me mbi 100 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë. Nikoqir zyrtar i Global Entrepreneurship Network (GEN) dhe Global Entrepreneurship Week (GEW) për Kosovë është Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK).

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Lajme
Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Lajme
Kalo në kategori