LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari thotë se për Pjetër Shalën dëgjoi për herë të parë në televizor, kur filloi procesi gjyqësor ndaj tij

Dëshmitari thotë se për Pjetër Shalën dëgjoi për herë të parë në televizor, kur filloi procesi gjyqësor ndaj tij

Dëshmitari Bedri Dervishaj  tha se për Pjetër Shalën për herë të parë kishte dëgjuar në televizor, kur kishte filluar procesi gjyqësor ndaj tij.

Këtë deklarim, Dervishaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Filippo De Minicis.

Paraprakisht, mbrojtësi i Shalës, avokati Mohamed Hidi Aouini kërkoi të bëjë edhe disa pyetje shtesë për dëshmitarin.


I pyetur se a e njeh personin e quajtur Bujar Ukimeri, a ka qenë ushtarë në cilën zonë ka shërbyer dhe a ka pasur ndonjë nofkë, dëshmitari Dervishaj tha se e njeh pak, është nga Prizreni, por se nuk e di a ka pasur nofkë gjatë luftës.

Seanca vazhdoi me një urdhër gojor të dhënë nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia për përdorimin e 4 dokumenteve nga Prokuroria, e që 3 nga këto dokumente ishin materiale të Facebook-ut.

Prokurori De Minicis më pas pyetjet i ka orientuar lidhur me njohuritë që dëshmitari ka pasur me disa persona, siç janë Naser Kuçinaj, Faruk Hoxhaj dhe Hamit Bytyqi, si dhe pyetjet se cilët persona i ka njoftuar për dëshminë e tij që do ta japë në këtë proces.

Dëshmitari u ballafaqua me dy statuse të Facebook-ut të publikuara nga Faruk Hoxhaj dhe Hamit Bytyqi, ku dëshmitarit i ofrohej mbështetje për udhëtimin e tij për të dëshmuar në këtë proces.

Prokurori në disa raste ka insistuar në pyetje se a ka pritur familja dhe rrethi i tij se ai do të japë ndonjë dëshmi apo të sillet në mënyrë të caktuar.

Për këto pyetje  ka kundërshtuar avokati Aouini, por nuk është aprovuar ky kundërshtim nga trupi gjykues.

Lidhur me këto, dëshmitari Dervishaj ka thënë se pritshmëri nuk ka pasur, por ai nuk mund të ndalë askënd çka dhe si të shkruajë në Facebook.

Ndërsa, ka shtuar se për dëshminë e tij e ka njoftuar familjen e ngushtë dhe taksistin që e ka sjellë në gjykatë.

Lidhur me statusin mbështetës të Farku Hoxhës, dëshmitari Dervishaj tha se ndoshta ky person e ka kuptuar ditën që dëshmitari është nisur për të dëshmuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori