LAJMI I FUNDIT:

Asistim fantastik nga Shaqiri, ylli kosovar vendimtar në fitoren e Chicagos 

Asistim fantastik nga Shaqiri, ylli kosovar vendimtar në fitoren e Chicagos 

Xherdan Shaqiri ka vazhduar të jetë protagonist në elitën e futbollit amerikan MLS me skuadrën e tij Chicago Fire.

Chicago ka luajtur në udhëtim te New York Red Bull dhe kanë marrë një fitore të madhe me rezultat minimal 0-1.


Minuta e 64-të e ndeshjes ka qenë vendimtare, pasi u realizua edhe goli i vetëm në këtë sfidë.

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në këtë sfidë duke dhuruar një asistim të mrekullueshëm nga goditja e lirë, derisa Georgios Koutsias realizoi me kokë për 0-1

Gjilanasi luajti deri në minutën e 92-të dhe ishte më i miri në fushë nga të gjithë lojtarët që luajtën.

Për reprezentuesin zviceran ky ishte asistimi i pestë këtë edicion në MLS teksa ka shënuar edhe tre gola.

Shaqiri ka edhe dy gola e dy asistime në Kupë me fanellën e Chicagos duke qenë lojtari kryesor i kësaj skuadre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori