Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht – a janë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur” të Serbisë?
Lëvizja Besa ka drejtuar sot pyetje drejt kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe partnerit të tij, Ali Ahmeti, në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”.
“Po bëhet një javë që kur Serbia përmes terroristëve të saj, sulmoi integritetin territorial të Kosovës dhe tentoi të destabilizojë Ballkanin, si pasojë e së cilës e humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ende nuk tregojnë hapur nëse po e mbështesin ende Vuçiqin dhe iniciativën e tij ‘Ballkani i Hapur’, ose janë me Kosovën dhe paqen”, thonë nga Lëvizja Besa.
Lëvizja BESA, siç thuhet në reagim, që në fillim të promovimit e kundërshtoi ashpër iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, pasi qasja e vetë presidentit serb ishte tepër misterioze dhe me qëllime të kundërta nga ajo që i shfaqte në opinion.
Kjo sepse sipas Besës, iniciativa “Ballkani i Hapur” ka për qëllim kontrollin e vendeve të Ballkanit Perëndimor direkt nga Serbia, ndërsa në mënyrë indirekte nga Rusia.
“Kjo po dëshmohet për çdo ditë e më tepër, prandaj edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga press qendra e Qeverisë së Maqedonisë e tha se kjo iniciativë është e përfunduar dhe vendet e Ballkanit duhet të fokusohen te Procesi i Berlinit. Ali Ahmeti dhe Dimitar Kovaçevski ua kanë borxh qytetarëve që tu përgjigjen: A janë me Kosovën që nënkupton me Evropën dhe SHBA-në ose me Serbinë dhe ‘Ballkanin e Hapur’ e cila kontrollohet nga kthetrat e Rusisë?”, përfundon reagimi i Lëvizjes Besa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251