LAJMI I FUNDIT:

Pasojat nga COVID-19 dhe variantet e tij: Kuptimi i ndikimit fizik, oral dhe psikologjik

Pasojat nga COVID-19 dhe variantet e tij: Kuptimi i ndikimit fizik, oral dhe psikologjik
(Foto: Pexels)

Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2) shkaktoi pandeminë e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19), e cila ndikon në jetën e njerëzve në mbarë botën në mënyra të ndryshme të paprecedentë.

Virusi jo vetëm që shkakton sëmundje të rënda të traktit të frymëmarrjes, por gjithashtu ndikon ndjeshëm në shëndetin fizik, oral dhe psikologjik. Derisa pandemia vazhdon të evoluojë, është thelbësore të kuptohen pasojat afatgjata të COVID-19 në mirëqenien e përgjithshme njerëzore.

Qëllimi i këtij editoriali të NIH është të ofrojë një pasqyrë të hulumtimit aktual mbi pasojat fizike, orale dhe psikologjike të COVID-19 dhe të nënvizojë rëndësinë e adresimit të këtyre çështjeve në luftën e vazhdueshme kundër virusit.


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Virusi gjithashtu mund të çojë në sëmundje të rënda dhe vdekje, veçanërisht te të rriturit e moshuar dhe njerëzit me gjendje të caktuara shëndetësore. Përveç simptomave fizike, COVID-19 ndikon në shëndetin oral, me tharjen e gojës, prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjen periodontale (ndër pasojat e raportuara). Për më tepër, pandemia ka ndikuar ndjeshëm edhe në shëndetin mendor, me izolimin dhe pasigurinë e shkaktuar nga virusi që çon në rritje të shkallës së stresit, ankthit dhe depresionit.

Në këtë editorial, diskutohen pasojat fizike, orale dhe psikologjike të COVID-19, si dhe eksplorohen sfidat dhe mundësitë e pandemisë në adresimin e këtyre pasojave dhe ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
Lexo po ashtu A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

Pasojat fizike

Simptomat më të zakonshme fizike të COVID-19 përfshijnë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këto simptoma zakonisht shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Përveç këtyre simptomave, sfida të tjera fizike të zakonshme të COVID-19 përfshijnë lodhjen, dhimbjet e muskujve, dhimbjen e fytit, dhimbjen e kokës, humbjen e nuhatjes ose shijes dhe konjunktivitin.

Përveç këtyre simptomave akute, mund të ketë edhe efekte anësore fizike afatgjata të infektimit me COVID-19. Rreth një e treta e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 vazhdojnë të përjetojnë simptoma të tilla, si lodhje, dobësi muskulore dhe frymëzënie për disa javë ose muaj pas sëmundjes së tyre fillestare. Një studim tjetër raportoi se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve me COVID-19 zhvilluan sindromën e shqetësimit akut të frymëmarrjes, një patologji që mund të çojë në dëmtim kronik të mushkërive.

Për më tepër, ka pasur raporte të pacientëve me COVID-19 që zhvillojnë dëmtime të organeve, të tilla si miokarditi dhe perikarditi. Studimet kanë gjetur se një pjesë e mirë e pacientëve me COVID-19 që u liruan nga spitali, u zbulua se kishin rezultate jonormale në ekokardiografi (ekografi të zemrës) duke treguar kështu se COVID-19 mund të çojë në dëmtimin e zemrës te disa pacientë. Përveç kësaj, pacientët me COVID-19 janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të sindromës së lodhjes kronike, një gjendje e karakterizuar nga lodhje e rëndë që nuk lehtësohet nga pushimi dhe që vazhdon për disa muaj.

Si përmbledhje, COVID-19 mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash fizike, nga simptoma të zakonshme – si ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje – deri te problemet afatgjate, si lodhja kronike, dëmtimi i organeve dhe dëmtimi kronik i mushkërive. Këto gjetje theksojnë rëndësinë e kërkimit të vazhdueshëm dhe monitorimit të efekteve fizike të COVID-19, si dhe nevojën për të ofruar kujdes dhe mbështetje të duhur për pacientët që përjetojnë simptoma fizike afatgjata.

Pasojat orale

COVID-19 mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin oral, me disa studime që raportojnë një lidhje midis infeksionit me COVID-19 dhe simptomave orale, si goja e thatë, prishja e dhëmbëve dhe sëmundja periodontale. Në të vërtetë, kjo u konfirmua nga studimet që treguan se pacientët me COVID-19 kishin një prevalencë dukshëm më të lartë të simptomave orale, si goja e thatë, dhimbja e dhëmbëve dhe shija e keqe, krahasuar me grupet e shëndetshme të kontrollit. Për më tepër, pacientët me COVID-19 kishin prevalencë më të lartë të kariesit dentar dhe periodontitit, sesa pacientët e shëndetshëm.

Pandemia ka prekur gjithashtu qasjen dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor oral, me shumë klinika dhe praktika dentare që mbyllin ose reduktuan shërbimet për shkak të rrezikut të transmetimit viral. Sipas një studimi amerikan, vizitat te dentisti u ulën me më shumë se 20 për qind gjatë muajve të parë të pandemisë. Ky reduktim i qasjes në kujdesin e shëndetit oral pati një efekt të dëmshëm në shëndetin oral, veçanërisht për individët me kushte para-ekzistuese të shëndetit oral.

Të dhënat e fundit mbi pasojat orale të COVID-19 kanë treguar një lidhje midis infeksionit me virusin dhe komplikimeve orale. Një përmbledhje narrative arriti në përfundimin se pacientët me COVID-19 kishin një prevalencë më të lartë të manifestimeve orale krahasuar me kontrollet e shëndetshme. Një studim i veçantë nigerian zbuloi se pacientët me COVID-19 kishin një prevalencë më të lartë të komplikimeve orale, si goja e thatë, shqetësimet e shijes dhe ulcerat orale, sesa grupet e kontrollit.

Për ta përmbledhur, COVID-19 dhe variantet e tij mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin oral, me studimet që raportojnë një lidhje midis infeksionit dhe simptomave orale, si goja e thatë, prishja e dhëmbëve dhe sëmundja periodontale. Me shfaqjen e varianteve të reja të SARS-CoV-2, është thelbësore të monitorohen pasojat orale të sëmundjes dhe të merret parasysh shëndeti oral i pacientëve të infektuar me COVID-19.

OBSH sheh tendenca 'shqetësuese' të COVID-19 përpara dimrit
Lexo po ashtu OBSH sheh tendenca 'shqetësuese' të COVID-19 përpara dimrit

Pasojat psikologjike

Pandemia e COVID-19 ka pasur një ndikim të rëndësishëm psikologjik te individët në mbarë botën, duke çuar në rritje të niveleve të stresit, ankthit dhe depresionit, ku ata që janë infektuar me virusin ose kanë pasur kontakt të ngushtë me individë të infektuar janë në një rrezik më të lartë.

Izolimi dhe pasiguria e shkaktuar nga pandemia kanë ndikuar ndjeshëm edhe në shëndetin mendor. Individët që përjetuan izolim dhe pasiguri gjatë pandemisë kishin nivele më të larta të ankthit dhe depresionit krahasuar me ata që nuk e përjetuan. Masat e karantinës dhe distancimi social gjithashtu janë lidhur me rritjen e ndjenjave të vetmisë dhe izolimit social, të cilat mund t’i përkeqësojnë më tej problemet e shëndetit mendor.

Për t’u përballuar me pasojat psikologjike të COVID-19, individët mund të marrin një sërë masash, të tilla si të qëndrojnë të lidhur me të dashurit, të angazhohen në aktivitet të rregullt fizik dhe të praktikojnë teknika të ndërgjegjes dhe relaksimit. Mbështetja psikologjike dhe këshillimi mund të ndihmojnë gjithashtu për ta menaxhuar stresin dhe ankthin. Për më tepër, kërkimi i ndihmës profesionale në rast të shenjave të problemeve të shëndetit mendor, si depresioni, është thelbësor. Për më tepër, është thelbësore të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore në lidhje me sëmundjen dhe masat e bllokimit, si dhe të qëndroni të informuar dhe të edukuar për sëmundjen dhe evolucionin e saj.

Si përmbledhje, pandemia e COVID-19 ka pasur ndikim të rëndësishëm psikologjik te individët në mbarë botën, me nivele të rritura të stresit, ankthit dhe depresionit të raportuar. Izolimi dhe pasiguria e shkaktuar nga pandemia kanë ndikuar ndjeshëm edhe në shëndetin mendor. Për t’u përballur me këto pasoja, individët duhet të marrin masa proaktive, të tilla si të qëndrojnë të lidhur me të dashurit, të angazhohen në aktivitet të rregullt fizik dhe të praktikojnë teknika të ndërgjegjes dhe relaksimit. Po ashtu, kërkimi i ndihmës profesionale dhe ndjekja e udhëzimeve të dhëna nga autoritetet shëndetësore mund të ndihmojë në menaxhimin e pasojave psikologjike të pandemisë.

Përfundime

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar ndjeshëm në aspekte të ndryshme të shëndetit të njeriut, duke përfshirë mirëqenien fizike, orale dhe psikologjike. Simptomat fizike më të zakonshme të COVID-19 përfshijnë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa pasojat afatgjata përfshijnë lodhjen kronike dhe dëmtimin e organeve.

Pandemia ka prekur edhe shëndetin oral, me simptoma të tilla si goja e thatë, prishja e dhëmbëve dhe sëmundjet periodontale. Për më tepër, pandemia ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin mendor, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe depresionit. Prandaj, shkencëtarët dhe politikëbërësit duhet të kuptojnë pasojat fizike, orale dhe psikologjike të COVID-19, në mënyrë që të kryejnë kërkime të mëtejshme që mund të informojnë politikat dhe ndërhyrjet e shëndetit publik për të zbutur efektet negative të pandemisë në shëndetin e njeriut. Për shembull, hulumtimi i ndikimit të pandemisë në qasjen dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor oral mund të informojë politikat që synojnë të përmirësojnë kujdesin e shëndetit oral gjatë pandemisë.

Kërkimet mbi ndikimin psikologjik të pandemisë në grupe të ndryshme njerëzish, si punonjësit e kujdesit shëndetësorë dhe punonjësit thelbësorë, mund të informojnë ndërhyrjet që synojnë të mbështesin mirëqenien mendore. Për më tepër, është jetike të mbahen parasysh udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore, t’i ndjekësh ato dhe ta mbrosh veten dhe të tjerët nga sëmundja, si dhe të vazhdosh të monitorosh evolucionin e sëmundjes për të ofruar informacion të përditësuar për publikun dhe qëllime kërkimore.

Me pak fjalë, ky editorial kërkimor synonte të ofronte një përmbledhje të pasojave fizike, orale dhe psikologjike të COVID-19 dhe varianteve të tij, si dhe të nënvizonte rëndësinë e të kuptuarit të këtyre pasojave për kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e autoritetit shëndetësor dhe të vazhdojnë ta monitorojnë evolucionin e sëmundjes. Kjo do të ndihmojë në informimin e politikave dhe ndërhyrjeve të shëndetit publik që synojnë t’i zbusin efektet negative të pandemisë në shëndetin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori