LAJMI I FUNDIT:

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
(Foto: Pexels)

Çfarë duhet të dini për humbjen e dëgjimit të lidhur me COVID-in? Ekspertët e kanë analizuar këtë simptomë të mundshme më pak të njohur lidhur me infeksionin me këtë virus. Studiuesit e kanë hulumtuar lidhjen midis COVID-19 dhe humbjes së dëgjimit.

Gati katër vjet prej COVID-19 fillimisht kryesoi titujt, tashmë dihet se sëmundja nuk është vetëm një problem respirator. Çështjet që nuk lidhen me frymëmarrjen, si dhimbja e nyjave, lodhja dhe madje edhe skuqjet, janë të gjitha simptoma të dokumentuara, por një efekt i mundshëm që është më pak i njohur për njerëzit është humbja e dëgjimit.


Dëgjimi i dobësuar mund të çojë në shumë sfida fizike, sociale dhe emocionale dhe një cilësi më të ulët të jetës, veçanërisht për ata që mbështeten në aftësinë e tyre për të dëgjuar për punë. Muzikanti Paul Simon kohët e fundit foli për humbjen e papritur të dëgjimit në veshin e tij të majtë dhe ndikimin në karrierën si interpretues.

Dhjetë shenjat që tregojnë se mund të jeni duke e humbur dëgjimin
Lexo po ashtu Dhjetë shenjat që tregojnë se mund të jeni duke e humbur dëgjimin

Ai vuri në dukje në fillim të këtij viti se i kishte mbijetuar një periudhe të vështirë me COVID-19, por as ai dhe asnjë mjek që e trajtonte nuk ka deklaruar se humbja e dëgjimit është e lidhur me sëmundjen. Megjithatë, vërejtjet e tij kanë ndezur një bisedë për lidhjen më pak të njohur midis COVID-19 dhe çështjeve të dëgjimit.

Pra, sa e qartë është kjo lidhje? Ja çfarë duhet të dini:

Disa raste të humbjes së dëgjimit janë lidhur me infeksionet me COVID.

“Ka raporte rastesh të humbjes së dëgjimit që shoqërohet me COVID-19 dhe dihet se virusi mund të hyjë në qelizat e veshit”, ka thënë Dr. Amesh Adalja për HuffPost – një ekspert i sëmundjeve infektive dhe studiues i lartë në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore të Universitetit Johns Hopkins.

Megjithatë, ai thotë se mbeten shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë ky komplikim i rrallë: “Shqetësimi është se SARS-CoV-2 – ose përgjigja imune ndaj tij – mund t’i dëmtojë qelizat e veshit që janë përgjegjëse për transmetimin e informacionit të zërit në tru”.

“Derisa lidhja midis COVID dhe humbjes së dëgjimit nuk është vërtetuar përfundimisht, ka pasur disa studime që sugjerojnë se problemet me dëgjimin mund të jenë një efekt anësor i COVID-it. Për shembull, një studim në fillim të këtij viti që ekzaminoi 58 të rritur midis moshës 23 dhe 75 vjeç, të cilët kishin pasur COVID në gjashtë muajt e mëparshëm, zbuloi se një sasi e caktuar e humbjes së dëgjimit kishte ndodhur në 12-13 për qind e tyre”, është shprehur Dr. John Schumann, një specialist i Mjekësisë Interne me Oak Street Health në Tulsa të Oklahomas.

Studimi vuri në dukje se COVID-19 “mund ta dëmtojë veshin e brendshëm, si dhe rrugën e dëgjimit”. Ai shtoi se ndërsa humbja e dëgjimit mund të jetë simptoma e vetme që dikush përjeton, ky ndërlikim mund të shfaqet edhe më vonë “për shkak të inflamacionit postinfektiv të indit nervor si simptomë e COVID-19”.

Pra, në thelb, ndikimi i COVID-19 në sistemin nervor do të thotë që virusi mund ta dëmtojë nervin koklear, i cili lidh trurin me veshin e brendshëm, ose të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion të dëmshëm rreth kësaj zone. Si rezultat, dëgjimi mund të dëmtohet.

Humbja e dëgjimit: Një tingull i veçantë mund të jetë tregues i dëmtimit të veshit
Lexo po ashtu Humbja e dëgjimit: Një tingull i veçantë mund të jetë tregues i dëmtimit të veshit

Shelley Borgia, një doktoreshë e audiologjisë dhe themeluese e NYC Hearing Associates, i tha më parë HuffPost se ajo ka parë pacientë që përjetuan “humbje totale, të papritur dhe të tjerë që luftuan për të kuptuar çfarë thuhej”, pasi u infektuan me COVID-19.

Tutje, Schumann vuri në dukje se tringëllima (tinitusi) në vesh e lidhur me COVID-19 dhe humbja e dëgjimit, mund të jenë më shumë një çështje korrelacioni sesa shkaku. “Por meqenëse COVID nuk është thjesht një virus i frymëmarrjes dhe ne kemi parë që të ketë ndikuar në rrugët që lidhin hundën me veshin, nuk përjashtohet mundësia që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin”, ka deklaruar ai.

Në përgjithësi, simptoma është e rrallë – por mjekët janë ende në kërkim të zgjidhjeve.

Simptomat e lidhura me dëgjimin e COVID-19 mund të largohen me kalimin e kohës, megjithëse disa njerëz me COVID-19 të zgjatur kanë raportuar një ndikim më afatgjatë.

COVID-i i zgjatur dihet se shkakton probleme kronike që lidhen me rrjedhën e gjakut, duke përfshirë problemet e zemrës, kështu që nuk është e paarsyeshme të besohet se dëmtimi i dëgjimit mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i rrallë i gjendjes.

Studiuesit vazhdojnë ta hulumtojnë lidhjen midis COVID-19 dhe humbjes së dëgjimit. Por, edhe pse mësojmë më shumë rreth tij, ky efekt i virusit mbetet i pazakontë.

Nëse merrni paracetamol dhe ibuprofen, duhet ta dini këtë gjë: Rreziku dhe përfitimi nga këto ilaçe shpesh të përdorura
Lexo po ashtu Nëse merrni paracetamol dhe ibuprofen, duhet ta dini këtë gjë: Rreziku dhe përfitimi nga këto ilaçe shpesh të përdorura

Dhe dëmtimi i dëgjimit nuk është gjithmonë përhershëm, veçanërisht për ata që kontaktojnë një mjek dhe marrin trajtim – që shpesh përfshin barna për ta reduktuar ënjtjen rreth nervit koklear.

“Dikush që përjeton humbje të papritur të dëgjimit duhet të kërkojë kujdes mjekësor”, ka këshilluar Adalja, derisa Schumann rekomandoi që një mjek ta kontrollojë dëgjimin tuaj të paktën një herë në vit si një praktikë e përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori