LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht kritikave se po ndërhyn në zgjedhjet e Zvicrës, Kurti merr pjesë në organizimin e SP-së

Pavarësisht kritikave se po ndërhyn në zgjedhjet e Zvicrës, Kurti merr pjesë në organizimin e SP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën ka njoftuar se gjatë vizitës që po zhvillon në Zvicër, ka marrë pjesë në një organizim të Partisë Socialdemokrate në prag të zgjedhjeve atje.

Ai ka thënë se së bashku me deputetin zviceran, Cedric Wermuth, ka diskutuar me diasporën kosovare.

Kurti ka falënderuar deputetin Wermuth, që i ka dhënë mundësinë që t’i drejtohet diasporës kosovare në Zvicër.


Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse
Lexo po ashtu Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse

“Faleminderit Cedric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Ai tutje ka thënë se me diasporën ka diskutuar për “progresin e Kosovës si dhe reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqëse për investime”.

“Diskutova për progresin Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqëse për investime”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Ndryshe, kryeministri Kurti ditë më parë është kritikuar se po ndërhynë në zgjedhjet e Zvicrës.

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës, kontributit dhe qytetarisë së tyre, ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti.

“Përfshirja e partive politike të Kosovës në zgjedhjet zvicerane, në rastin konkret e Kryeministrit të Kosovës, nuk i shërben kësaj harmonie. Në fakt, kjo ndërhyrje mund të jetë vetëm e dëmshme, duke hutuar mërgatën dhe përçarë opinionin”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori