LAJMI I FUNDIT:

Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël

Jo njëherë, por dy – tanku ukrainas godet direkt atë rus nga një distancë shumë e vogël

Beteja të ashpra po zhvillohen mes ukrainasve dhe forcave pushtuese ruse, në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi tanku ukrainas nga një distancë shumë e afërt arrin ta hedhë në erë tankun rus, transmeton Telegrafi.


Ishin lisat që i ndanin dy mjetet luftarake dhe në një moment tyta e topit të tankut ukrainas drejtohet nga ajo ruse, dhe pa u menduar dy herë shkrep predhën që e shkatërron.

Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën
Lexo po ashtu Pas mosmarrëveshjeve për drithërat, Polonia ndalon furnizimin me armë për Ukrainën

Për t’u siguruar se ajo assesi nuk do të lëvizë më, e godet edhe një herë duke bërë që copat e saj të shpërndahen në fushën e gjelbëruar.

Në video shihet një ushtar rus që zbret nga tanku pas goditjes së parë, ndërsa goditja e dytë ishte aq e menjëhershme, sa që nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Betejat mes tankeve janë shumë të rralla si në këtë rast, për faktin se të dyja palët i konsiderojnë si shumë të vlefshme dhe nuk i ekspozojnë edhe aq shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori