LAJMI I FUNDIT:

Filantropisti amerikan Buffett paralajmëron për ‘lodhje’ të Ukrainës

Filantropisti amerikan Buffett paralajmëron për ‘lodhje’ të Ukrainës

Biznesmeni dhe filantropisti amerikan Howard Buffett ka thënë të mërkurën se interesi publik perëndimor për luftën në Ukrainë mund të zbehet vitin e ardhshëm dhe se ai mund të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën për të dhënë një shembull.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Buffett, fondacioni i të cilit i ka dhuruar qindra miliona dollarë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë, është djali i investitorit miliarder Warren Buffett.


“Unë kam shqetësim nëse njerëzit mund të ruajnë nivelin e interesit në (Ukrainë). Veçanërisht, në SHBA një nga pengesat do të jetë fushata politike në të cilën ne po hyjmë”, i tha ai Reuters në një intervistë në Kiev.

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit 2024 dhe disa kandidatë republikanë kanë vënë në pikëpyetje ndihmën e madhe ushtarake dhe financiare të ofruar në Kiev, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e ardhshëm të Uashingtonit.

Buffett tha se ideja se “lodhja” e Ukrainës mund të shfaqet në publikun në Perëndim, tregoi se aleatët e Kievit duhet të dyfishojnë mbështetjen e tyre.

Në disa shtete të Evropës Lindore ka shenja të pikëpamjeve më kritike mbi shtrirjen e mbështetjes ushtarake të huaj për Ukrainën, dhe zemërimin mes fermerëve që thonë se importet e ushqimit ukrainas dëmtojnë çmimet e tyre.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia veçse kanë ndaluar importet e grurit të Ukrainës.

Buffett, i cili ka vizituar zonat e goditura të Ukrainës në një seri udhëtimesh gjatë kohës së luftës, tha se priste që mbështetja e fondacionit të tij të arrinte rreth 500 milionë dollarë deri në fund të këtij viti.

Ndryshe, mbështetja financiare dhe ushtarake perëndimore ka qenë jetike për Kievin për t’u përballur me ushtrinë e një superfuqie bërthamore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Amerika Latine
Kalo në kategori