Përballja përballë klubit të zemrës në Ligën e Kampionëve, si u paraqit Arbnor Muja ndaj Barcelonës
Arbnor Muja ka bërë ëndrrën e tij realitet duke luajtur në Ligën e Kampionëve. Vetëm një vit më parë ai ishte pjesë e Dritës së Gjilanit në kampionatin kosovar, por ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në karrierën e tij.
Transferimi te Antwerp në Belgjikë ishte i qëlluar, pasi Muja me këtë skuadër arriti t’i fitoj tre trofe shtetërorë si kampionatin, kupën dhe Superkupën belge.
Ëndrra e tij ishte të luante një ditë në Ligën e Kampionëve dhe ai e bëri realitet duke qenë titullar në humbjen e Antwerpit 5-0 nga Barcelona.
Sulmuesi mitrovicas ishte ndër më të mirët te skuadra e tij duke u angazhuar mjaftë në sulm dhe duke pasur edhe dy goditje në drejtim të portës mysafire.
Megjithatë forca e Barcelonës ishte tjetër nivel dhe katalunasit fituan me meritë në këtë përballje.
Interesant fakti është se Muja gjatë ndeshjes shihet në një duel me Frenkie de Jong, mesfushorin holandez i cili është lojtari i tij i preferuar te Barcelona.
Gjiganti katalunas është skuadra e zemrës së Mujës dhe ai këtë gjë e pranoi ditë më parë në një intervistë për Telegrafin.
“Kam qenë vetëm në banesë duke e shikuar shortin… Kur shorti na dërgoi në Grupin H me një vend me Barcelonën ka qenë e pabesueshme. Në atë moment vetëm jam ngritur dhe kam kërcyer nga gëzimi pasi nuk mund të besoja se do të përballem me skuadrën për të cilën kam bërë tifo që nga fëmijëria”.
“Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra ime e zemrës dhe jam rritur duke i shikuar ndeshjet e tyre dhe duke bërë tifo për ta. Tani kur do të jem kundërshtar i tyre do të jetë diçka vërtetë speciale”.
“Barcelona është një gjigant dhe ka shumë yje në radhët e veta. Megjithatë lojtari që më pëlqen më së shumti tani për tani është Frenkie de Jong. Sigurisht që do të tentojë t’i shkëmbej fanellat, por edhe nëse nuk mundem me të do të jetë ndonjë futbollist tjetër dhe do të jetë kënaqësi për mua që ta shkëmbejë fanellën me cilindo nga yjet e Barçës”, deklaroi ditë më parë sulmuesi shqiptar për Telegrafin.
24-vjeçari qëndroi në fushë për gjatë 83 minutave, derisa pati 12 pasime apo 67 për qind të sakta.
Ai kishte punë jashtëzakonisht të vështirë në krahun e djathtë pasi u përballë me Alejandro Balden, por paraqitja e tij u vlerësua pasi ishte ndër futbollistët më aktiv te Antwerp. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare