LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Refuzohen 9 kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Trupi gjykues i ka hedhur poshtë raportin e fundit me nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Gjykatësit kanë refuzuan të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti.

Sipas trupit gjykues, nuk është treguar “asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9 (5) (b)”.


Këtë vendim trupi gjykues e ka marrë sot derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të ri dorëzojë raportin me informacione shtesë.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona që pretendojnë se janë viktima.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori