LAJMI I FUNDIT:

Ky është super fanatiku i Apple, ka 100 pajisje me vlerë prej mbi 36 mijë dollarë – madje vajza e tij Lisa është emëruar sikurse bija e Steve Jobs

Ky është super fanatiku i Apple, ka 100 pajisje me vlerë prej mbi 36 mijë dollarë – madje vajza e tij Lisa është emëruar sikurse bija e Steve Jobs

Yjet e popit dhe aktorët mund të jenë njerëzit e parë që ju vijnë në mendje kur mendojnë për mega fansa.

Por ju mund të habiteni kur të dini se një burrë është kurorëzuar si “super fansi” i fundit i Apple në botë në një konkurs ndërkombëtar të mbajtur nga SellCell.


Inxhinieri i softuerit, David Freedman, triumfoi në një garë ku morën pjesë 1,000 kandidatë, kjo pasi ai ka një koleksion prej më shumë se 100 pajisjesh në shtëpinë e tij në Kansas, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

David has triumphed over 1,000 candidates with a collection of more than 100 devices at his Kansas home

“Faltorja” mbresëlënëse e 29 vjeçarit vlen 36,000 dollarë (29,035 funte), dhe madje përfshin një palë syze të punuara nga optika ku Steve Jobs kishte blerë ato.

Por dashuria e Davidit për gjigantin e teknologjisë nuk ndalet me kaq – pasi ai madje e ka emëruar vajzën e tij sipas fëmijës së bashkëthemeluesit të Apple, Lisa.

“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i përulur që kam sjellë titullin në vendin e Apple. Gjithë ajo kohë që quhesha ‘Dele e Apple’ më në fund u shpagua”, tha ai. /Telegrafi/

Every door, fan, lock, camera and TV is also controlled by Apple's HomeKitt technology, while Siri is used to open the garage and control the heating