LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Gjilani ka mbetur pa kryetar tash e dy vjet, udhëheqja e tanishme po e rrezikon progresin e arritur në kohën e LDK-së

Haziri: Gjilani ka mbetur pa kryetar tash e dy vjet, udhëheqja e tanishme po e rrezikon progresin e arritur në kohën e LDK-së
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka hedhur kritika ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Alban Hyseni.

Me ironi Haziri ka thënë se është fatkeqësi e madhe që Gjilani tash e dy vjet ka mbetur pa kryetar.

Ai tutje ka thënë se “udhëheqja e komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë vizioni, duke e rrezikuar progresin që ne e kemi shkaktuar në të kaluarën e afërt, po e rrezikon të ardhmen e po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja, dhe ia ka garantuar një regres Gjilanit”.


“Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së VV-së, Gjilani ka rrëshqitur në regres që nënkupton degradim të projekteve të filluara e mosrealizim të projekteve në shtratin e lumit Mirusha, në shtratin e lumit Stanishorka, në rrugët regjionale nuk kemi zhvillim të punimeve, përkatësisht në rrugën Gjilan-Prishtinë, kemi ndalje të punimeve në rrugën Gjilan-bunari i Përlepnicës, kemi anulim të rrugës nga “Planeti” në drejtim të Banjës së Dobëranit”.

“Të mos flasim për moszhvillimin e projektit të ndriçimit në fshatra. Ndërkaq, po e ritheksojmë, asnjë arsye nuk ka që të shtyhet impianti për trajtimin e ujërave të zeza  deri në vitin 2027”, ka shkruar ish-kryetari i Gjilanit në Facebook.

Haziri tutje është shprehur se beson që Kuvendi Komunal mund të jetë një lloj ure në mes opozitës dhe qeverisë komunale, “në mënyrë që në projeksionet zhvillimore të komunës të mos vazhdojë degradimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën

Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kalo në kategori