Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Një detaj që bie në sy mes pamjeve ishte përgatitja e vendeve ku do të uleshin drejtuesit.
Karrigia ku do të ulet Kim Jong-un është kontrolluar dhjetëra herë pasi dyshohej se mund të plasaritej shkaku i peshës së liderit të shtetit aziatik.
📢 Kuzey Kore Lideri Kim Jong-Un'un koltuğu, Vladimir Putin ile görüşmeden önce kapsamlı bir şekilde temizlendi, radyasyon testinden geçirildi
Video Haber 📺👇https://t.co/8cP9tivEoQ pic.twitter.com/hd79o1V2e7
— T24 (@t24comtr) September 13, 2023
Megjithatë, mediat kanë publikuar video teksa disa persona fshijnë karrigen ku do të ulet presidenti koreano-verior dhe më pas u testua për rrezatim kimik para takimit me Putinin.
Sipas deklaratës së bërë nga Kremlini, Putin dhe Kim u takuan në Kozmodromin Vostonchny në rajonin Amur të Rusisë.
“Më vjen shumë mirë që ju shoh. Këto ngjarje të rëndësishme janë 75-vjetori i themelimit të Republikës, 70 vjetori i Luftës së Madhe për Pavarësi dhe 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, tha Putin.
Ndryshe, Kim erdhi në zonën ku ndodhet Kozmodromi Vostochniy me një tren special. Pas vizitës në bazën hapësinore, liderët e dy vendeve zhvilluan bisedime me pjesëmarrjen e delegacioneve të tyre shoqëruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251