Studiuesit amerikanë zbuluan se njerëzit që rrinë zgjuar vonë dhe zgjohen vonë, kanë një rrezik 19 për qind më të lartë për të zhvilluar diabet të tipit 2.
Autori i studimit, dr. Tianyi Huang nga Brigham and Women’s Hospital, ka thënë se modelet e gjumit janë “pjesërisht të përcaktuara gjenetikisht, kështu që ato mund të jenë të vështira për t’u ndryshuar”.
“Njerëzit që mendojnë se janë ‘bufat e natës’ mund të kenë nevojë t’i kushtojnë më shumë vëmendje stilit të tyre të jetesës, sepse kronotipi i tyre i mbrëmjes mund ta rritë rrezikun për diabetin e tipit 2”, ka shtuar ai.
Me kronotip, shkencëtarët nënkuptojnë tendencën natyrore të një individi për të kërkuar aktivitet dhe për të fjetur në periudha të ndryshme.
Ekipi hulumtues zbuloi më parë se njerëzit me modele më të parregullta të gjumit janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata zbuluan gjithashtu se njerëzit me kronotipe të mbrëmjes kishin më shumë gjasa të kishin modele të parregullta gjumi.
Për studimin e ri, ata donin të kuptonin lidhjen midis kronotipit dhe rrezikut të diabetit, ndaj morën parasysh edhe rolin e faktorëve të stilit të jetesës.
Ekipi analizoi të dhënat nga më shumë se 63.000 infermierë dhe përfshiu kronotipin e vetraportuar – shkallën në të cilën pjesëmarrësit e perceptonin veten si njerëz të mbrëmjes ose të mëngjesit, si dhe cilësinë e dietës, peshën dhe indeksin e masës trupore (BMI), kohën e gjumit plus zakonet e pijes dhe të duhanit.
Kronotipi i mbrëmjes u shoqërua me një rritje prej 72 për qind të rrezikut të diabetit përpara se të merreshin parasysh faktorët e stilit të jetesës. Pas llogaritjes së këtyre gjërave, kronotipi i mbrëmjes u shoqërua me një rritje prej 19 për qind të rrezikut të diabetit.
Në mesin e atyre në studim që konsiderohen të kenë stilet më të shëndetshme të jetesës, vetëm gjashtë për qind kishin kronotipe të mbrëmjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025