LAJMI I FUNDIT:

Lidhja s’funksionon. Pse?

Lidhja s’funksionon. Pse?

Të bukura, inteligjente, të dëshirueshme dhe megjithatë të vetmuara. Në një farë pike të jetës ngelen vetëm. Më parë ishte çifti, tani është boshllëku. Ndoshta ndonjë histori ose vazhdohet të rrihet së bashku pa dëshirë të madhe. Raporti tërhiqet zvarrë.

Faji i kohës në të cilën jetojmë? Faji i femrave? Të jetë një problem stresi? Po ju a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse dini se ç’të bëni? Po sikur të jetë sjellja juaj ajo që duhet ndryshuar e para?

Fituese ose të lira


E pakënaqura e përjetshme, e paparashikueshmja, martirja, prishësja e festave. Apo e kundërta, mikesha, bashkëpunëtorja, pra ajo me këmbët në tokë që ka pushuar së besuari në princin e kaltër. Sipas psikologeve amerikane femrat ndahen në dy kategori: ato që i duan burrat dhe ato që i lënë. Pjesa më e madhe e marrëdhënieve vdes pa e kuptuar akoma partnerët, por cilësia e një marrëdhënieje nuk varet nga fati. Njohja e pikave të dobëta reciproke është hapi i pare për të ndryshuar, pasi shpesh problemet lindin kur partneret nuk janë të hapur për të pranuar ndryshimet mes tyre. Ja tipat klasike dhe e kundërta e tyre, pra objektivi që duhet të arrijnë.

E pakënaqura e përjetshme

Në marrëdhënie është e pasigurt. Arritur në të tridhjetat mendon se jeta po i ikën. Do të dëshironte një familje, fëmijë. Edhe pse ka një shok që tregohet i dashur me të, pavendosmëria e saj e shqetëson dhe kjo marrëdhënie nuk i mjafton më. Ai ka frikë nga nxitimi i saj. Ajo ndjehet e shqetësuar. Kështu ndodh gjithmonë. Sapo një shpresë transformohet në zhgënjim, në vend që të konkludojmë se ndoshta veprimet tona ishin të ekzagjeruaka, e vëmë gishtin në dobësitë e partnerit. Të nisësh një raport mbi iluzionet, pa shpresë për të arritur falë tjetrit ekuilibrin që nuk e kemi vetëm, është një sjellje tipike e asaj që ka tendencë t’i lërë rastet t’i shpëtojnë nga duart. Kjo sjellje të çon në humbje sepse kërkon të realizojë raportet në një botë vetëm ideale.
E kundërta e saj. Është femra që pranon dobësitë e partnerit, ajo që është e aftë të respektoje ritmet pa idenë që perfeksionimi bën pjesë tek dashuria.

E paparashikueshmja

Joshëse, e pavarur, e suksesshme. Ka pasur shumë histori, por kurrë definitive. Forca e saj e bën tërheqëse, por shumë siguri shkurajon ata që e duan. Për tu mbrojtur nga zhgënjimet ka mësuar të klasifikojë problemet duke kultivuar perfeksionin. Në marrëdhënie është e paparashikueshme. Fytyra e saj prej femre të sigurt në vetvete shpesh ftoh pasionin.
E rëndësishme është që edhe në shtrat të arrijë në një farë mënyre të evitojë intimitetin. Pika e saj e dobët është pikërisht kjo. Ajo ka frikë të afrohet tepër se mos zbulon anët e saj të dobëta. Siguria fsheh një det me dyshime.
E kundërta e saj. Është konfidentja, ajo që gjen kohën për të dëgjuar të tjerët, për të ndarë emocionet e saj më intime, sepse ajo beson tek të tjerët.

Martirja

Sakrifica është gjithçka për të. Dikush bën diçka të këndshme për të? Në rastin më të parë ajo tenton "t’ia lajë borxhin", madje duke ekzagjeruar. Burri shpreh një dëshirë? Që nga ajo ditë për të bëhet një detyrë. Për të qenë e sigurt që e duan, ajo heq dorë nga arsyet e saj dhe ofron faqen tjetër.. Shumë përkushtim e mërzit partnerin. Në fund të fundit e gjithë kjo nuk është tjetër veçse kërcënimi i atij që ndjehet në borxh me dashurinë
dhe vë në dyshim faktin e të qenit i pranuar. Në praktikë përdorin një strategji të aftë për të frymëzuar mirësi dhe dashuri.
E kundërta e saj. Të japë në proporcion të drejtë me atë që merr, për të mbajtur të paprekur edhe në dashuri dinjitetin e saj dhe respektin për tjetrin. Ajo nuk i kërkon vlerat e vetes jashtë saj.

Prishësja e festave

Për të çdo gjë është e gabuar. Ai shkon të luaje letra me miqtë? E bën për ta evituar. E fton në shtëpi për të parë një ndeshje në Tv? Është një egoist. Ajo ankohet për faktin që nuk është në qendër të vëmendjes dhe e bën gjithnjë me faj partnerin.
Pasiguria e saj e shtyn të kërkojë ta dominojë. Ai ndjehet i shtypur. Fillohet në familje, më pas me miqtë dhe së fundi me partnerin. Mekanizëm i personave që megjithëse kanë një koncept të lartë për vetveten është i paaftë të kontrollojë realitetin dhe bën kaprico duke i shkarkuar tek të tjerët pasiguritë e saj. Të lidhë marrëveshje për të është e pamundur.
E kundërta e saj. Toleranca e shoqëruar me mirëkuptimin dhe nga pak kompromis. Çfarëdo problemi qoftë, e rëndësishme është që të sforcohemi e të kuptojmë dobësitë tona para se ato të bëhen patologji. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori