LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet seksuale të transmetueshme në Shqipëri, mjekët: Kemi pacientë 15-vjeç

Sëmundjet seksuale të transmetueshme në Shqipëri, mjekët: Kemi pacientë 15-vjeç

Në dyert e shërbimit infektiv paraqiten çdo ditë me dhjetëra raste të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Mjekët infeksionistë referojnë se pacientët janë të grup-moshës nga 15-55 vjeç.

Ata thonë se rastet po vijnë gjithmonë e në rritje, ndërsa ardhja vonë tek mjeku mbetet një tjetër problematikë.

Sipas bluzave të bardha, mes pacientëve ka edhe adoleshentë, çka vërteton se ata hyjnë në aktivitet seksual në moshë të hershme, shpesh pa pasur asnjë informacion.


Sifilizi është sëmundja më e përhapur aktualisht, ata ngrenë shqetësimin se shpesh pacientët vonohen për të marr kujdes mjekësorë duke e agravuar sëmundjen.

Për psikologët, ardhja vonë tek mjeku lidhet me frikën që adoleshentët kanë për të komunikuar me prindërit.

Për të parandaluar fenomen të tilla, psikologët dhe mjekët kërkojnë më shumë fokus në edukimin seksual në shkolla.

Mjekët thonë se Infeksionet seksualisht të transmetueshme përhapen dhe në organe të tjera që mund të çojnë deri dhe kancer./Euronews Albania/