LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët dhe riga shiu

Mot i vranët dhe riga shiu
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. 

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 17 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 25 gradë.


Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 19 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. /Telegrafi/