Armiqtë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, derisa ka komentuar kërcënimet me jetë që i janë bërë nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”.
Sveçla ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të saj.
Teksa është deklaruar sot për kërcënimet që organizata terroriste serbe “Severna Brigada” i ka bërë të martën atij dhe kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë po ashtu se është Policia e Kosovës që garanton qetësi dhe që institucionet të punojnë të sigurta.
“Unë ndihem jashtëzakonisht i sigurt, mu falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizimit të tyre, pra, sukseset e PK-së, ajo që na garanton që qytetarët të kenë jetë të qetë, e institucionet të punojnë të sigurta. Patjetër, se në luftën tonë për drejtësi, për rend dhe ligj, gjithmonë do të ketë armiq të kësaj lufte, të cilët në një mënyrë apo tjetër do të godasin institucionet e Kosovës. Mos të harrojmë se edhe vet PK ka policë të rënë në detyrë, të cilët nuk janë në mesin tonë për të festuar, por janë familjaret e tyre, të cilëve jua uroj ditën e Policisë. Punët vazhdojnë, armiqtë tanë do të përfundojnë gjithmonë duke dhënë llogari para ligjit”, tha ai.
Këto komente Sveçla i bëri me rastin e vizitës që iu bëri njësiteve dhe pajisjeve të policisë në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Kërcënimi ndaj ministrit Sveçla ka ardhur pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare