LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për kontrollin e përgjimeve mbetet pa drejtor, Kuvendi ka harruar të shpallë konkurs

Agjencia për kontrollin e përgjimeve mbetet pa drejtor, Kuvendi ka harruar të shpallë konkurs

Kuvendi i RMV-së votoi dje me 83 vota “pro” shpalljes publike për drejtor të ri të Agjencisë Teknike-Operative (ATO), e cila kontrollon monitorimin e komunikimeve elektronike të qytetarëve. Vendimi është propozuar nga deputetët Maria Kostadinova nga LSDM dhe Arbër Ademi nga BDI.

Mirëpo, sot i skadon mandati drejtorit aktual Zoran Angelovski dhe derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, institucioni i themeluar pesë vite më parë pas skandalit masiv të përgjimeve të paligjshme, do të jetë pa drejtues. Mandati i drejtorit të ATO-s është pesë vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.


Shpallja zgjat 10 ditë nga publikimi i sotëm në “Gazetën Zyrtare” dhe në tri gazeta të tjera ditore dhe më pas nis procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri. Kandidaturat e paraqitura fillimisht shqyrtohen nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, e më pas votohen në seancë plenare në Kuvend.

Ndryshe, ATO filloi veprimtarinë më 1 nëntor 2018. Formimi i tij synon të parandalojë çdo abuzim të masës së monitorimit të komunikimeve elektronike të qytetarëve nga autoritetet e autorizuara për monitorimin e komunikimeve apo operatorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori