LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Amrabat i bashkohet Manchester United

Zyrtare: Amrabat i bashkohet Manchester United

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Sofyan Amrabat.

Klubi anglez bëri të ditur se mesfushori ka kaluar në formë huazimi nga Fiorentina.


“Sofyan Amrabat i është bashkuar Manchester United në formë huazimi nga ACF Fiorentina deri në qershor 2024, duke iu nënshtruar kërkesave ndërkombëtare dhe regjistrimit”, thuhet në komunikatën e Djajve të Kuq.

Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023
Lexo po ashtu Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023

“Mesfushori ka luajtur 49 herë për Marokun dhe ka luajtur çdo minutë të ecurisë së vendit të tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës FIFA 2022”.

“Sezonin e kaluar, Amrabat luajti një rol kyç pasi ACF Fiorentina arriti në finalen e Kupës së Italisë dhe Ligën e Konferencës”, potencohet mes tjerash në deklaratën e United. /Telegrafi/