LAJMI I FUNDIT:

Haga liron kriminelin serb të luftës Franko Simatoviq – ai pritet të dëshmojë për rastin Panda në Pejë

Haga liron kriminelin serb të luftës Franko Simatoviq – ai pritet të dëshmojë për rastin Panda në Pejë

Ish-komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Franko Simatoviq, ka arritur sot në Beograd, ku është transferuar nga Haga për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Studio ligjore që ka mbrojtur 73-vjeçarin ka bërë të ditur se ai ka arritur sot në Serbi për shkak të shëndetit të dobët ndërsa shteti serb ka dhënë garanci për lirimin e tij.


Vendimi i Hagës për Stanishiqin dhe Simatoviqin pothuajse u injorua në Serbi
Lexo po ashtu Vendimi i Hagës për Stanishiqin dhe Simatoviqin pothuajse u injorua në Serbi

Këto garanci përfshijnë se, nëse ai shkel ndonjë nga kushtet në të cilat u lirua përkohësisht, Serbia do ta arrestojë dhe do ta ekstradojë përsëri në Tribunal për të vuajtur dënimin, raporton klix.ba.

Kujtojmë se Simatoviq është dënuar me 15 vjet burg për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci nga Tribunali i Hagës.

Më 31 maj të këtij viti, Mekanizmi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare e shpalli Simatoviqin, së bashku me Jovica Stanishiqin, fajtorë për ndërmarrje të përbashkët kriminale në shtatë komuna në Bosnje dhe Hercegovinë.

Simatoviq dhe Stanishiq u dënuan për krime në Bijeljina, Zvornik, Doboj, Trnovo, Bosanski Samac dhe Sanski Most me vendim të shkallës së dytë dhe të formës së prerë.

Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se lirimi i Simatoviqit dhe ardhja e tij në Beograd janë të rëndësishme edhe sa i përket një segmenti tjetër.

Gjegjësisht, sipas portalit Danas.rs, Simatoviq do të dëshmojë në rastin “Panda”, i cili ka të bëjë me vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në një restorant në Pejë.

Masakra ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998 dhe ende nuk është zbardhur. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë disa herë se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët dhe se opinioni do të habitet kur të zbulohen autorët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharikvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Kalo në kategori