LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Hagës për Stanishiqin dhe Simatoviqin pothuajse u injorua në Serbi

Vendimi i Hagës për Stanishiqin dhe Simatoviqin pothuajse u injorua në Serbi

Të mërkurën, paneli i apelit i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dha vendimin përfundimtar kundër ish-drejtuesve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, dhe i cilësoi ata si pjesë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale (NPK). Serbia pothuajse e injoroi vendimin.

Vendimi kundër Simatoviqit dhe Stanishiqit është i pari në të cilin zyrtarët serbë janë dënuar për vepër penale. Deri në vendimin përfundimtar të sotëm kundër Simatoviqit dhe Stanishiqit, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ishte dënuar drejtpërdrejt për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.


Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim
Lexo po ashtu Kriminelët serbë të luftës Simatoviq dhe Stanishiq dënohen me nga 15 vjet burgim

Vendimi mund të quhet historik dhe pritet të shkaktojë reagime nga mediat, por më e rëndësishmja nga zyrtarët serbë. Për shembull, kur Kroacia u etiketua si pjesëmarrëse e NPK-së në gjykimin kundër Pralkos dhe të tjerëve, shkaktoi reagime të mëdha në mesin e personaliteteve shtetërore si dhe në media.

Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë reagim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili normalisht është përgjegjës për komentimin e të gjitha dukurive sociale në Serbi. Nuk foli as kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Pothuajse të gjitha partitë opozitare heshtën pas vendimit, raporton klix.ba.

Reagimi mediatik ishte i barabartë me reagimin politik, njëlloj me mediat proqeveritare, por edhe me mediat që njihen për opozitën. Kështu, gjatë ditës, lajmi u publikua jashtë lajmit të fundit dhe shumë shpejt u varros nga lajme të tjera.

Interesant është rasti i tabloidit Informer, në këtë portal lajmi është publikuar si një fjali.

Nga kopertinat e botimeve të shtypura të mediave serbe, nuk mund të thuhet se për herë të parë zyrtarë shtetërorë janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në NPK.

Nga 11 faqet e para të analizuara të gazetave ditore në Serbi, vetëm katër kanë në ballinë informacione për vendimin kundër Stanishiqit dhe Simatoviqit dhe vetëm si lajm dytësor. Večernje Novosti ka publikuar me titullin “Farsa e Hagës ka përfunduar me Frenki dhe Stanishiq”.

Prandaj, është e qartë se si pozita, ashtu edhe opozita dhe mediat në Serbi kanë vendosur të “shpëtojnë” publikun e tyre nga e vërteta e pakëndshme, e cila u vërtetua edhe një herë para gjykatave ndërkombëtare, se Serbia ishte e përfshirë në luftën në Bosnje dhe Hercegovina. /Telegrafi/