Poezi nga: Gabriele D’Annunzio
Përktheu: Angela Kosta
Pusho! Në pragjet e pyllit
nuk dëgjoj fjalët njerëzore që thua;
por dëgjoj fjalë më të reja
që flasin pikëza dhe gjethe të largëta.
Dëgjo. Bie shi
nga retë e shpërndara.
Bie shi mbi marinat e njelmëta dhe të djegura, bie shi mbi pisha me luspa dhe me push
bie shi mbi mirtat hyjnore,
mbi gjineshtrat e shndritshme
me lule te mirëpritura,
në dëllinjat e shpeshta
të përkëdheljeve aromatike,
bie shi mbi fytyrat tona pyjore
bie shi mbi duart tona të zhveshura
në rrobat tona të lehta,
mbi mendimet e freskëta
ku shpirti hapet i ri
në përrallën e bukur
që dje të mashtroi,
që sot më mashtron
o Hermione.
Dëgjon? Shiu bie
mbi pemishtet e vetmuara
me një kërcitje që zgjat
dhe ndryshon në ajër
sipas gjetheve shumë të rralla,
pak të rralla.
Dëgjo! I përgjigjet
vajtimit kënga e gjinkallave
vajtimit të jugut
nuk na frikëson
as qielli i hirtë.
Dhe pisha ka një tingull
dhe mirta një tingull tjetër
dhe dëllinja akoma më shumë,
instrumente të ndryshme
nën gishtat e panumërt.
Dhe të zhytur ne jemi
në shpirtin pyllor
të jetës së pemëzuar së gjallë
dhe fytyra jote e dehur
është e lagësht nga shiu
si një gjethe,
dhe flokët e tua profumojnë
si gjinestrat e qarta,
o krijesë tokësore
që e ke emrin Hermione.
Dëgjo, dëgjo! Marrëveshjen
e gjinkallave në ajër
pak nga pak më e shurdhër bëhet
nën vajtimin që rritet;
por një këngë përzihet më e ngjirur,
që prej andej ngrihet,
nga hija e lagësht e largët.
Më e shurdhër dhe më e zbehtë
lirohet, shuhet.
Vetëm një notë ende dridhet, shuhet,
rishfaqet, dridhet, shuhet.
Nuk dëgjohet zëri i detit.
Tash dëgjohet në të gjitha kurorat e degëzave
të gurgullojë
shiu i argjendtë
ç’pastrim barërash,
gurgullimi që ndryshon sipas kurorës së degëzave, shumë i rrjedhshëm
më pak i rrjedhshëm.
Dëgjo!
Bija e ajrit është memece;
por bija e baltës e largët,
bretkosa këndon në hijen më të thellë,
kush e di ku, kush e di ku!
Dhe bie shi mbi qerpikët e tu,
Hermione.
Bie shi mbi qerpikët e tu të zi
ndaj duket sikur po qan
por nga kënaqësia;
jo e bardhë por thuajse e gjelbëruar,
duket sikur nga lëvorja ke dalë.
Dhe e gjithë jeta është tek ne e freskët,
e parfumuar, zemra në gjoks
është si një pjeshkë e paprekur,
midis qepallave sytë janë
si burime midis barërave,
dhëmbët në hojëza janë si bajame të papjekura.
Dhe ne shkojmë nga kaçuba në kaçubë,
her të bashkuar her të ndarë
dhe jeshilllëku vrull i ashpër
na lidh kyçet e këmbëve
na ngatërron gjunjët
kush e di se ku, kush e di se ku!
Dhe bie shi në fytyrat tona pyjore,
bie shi mbi duart tona të zhveshura
në rrobat tona të lehta,
mbi mendimet e freskëta
ku shpirti hapet i ri,
në përrallën e bukur që dje
më mashtroi, që sot të mashtron
o Hermione.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje